Biskota me Tre Perberës – Të Shijshme dhe Të Shpejta

584 0

Biskotat tashmë futen tek ushqimet më tradicionale që jan ëtë përhapura në thuajse të gjitha kulturat.

Një ndër ëmbëlsirat më të preferuara të të gjithë familjes, të shkrifëta dhe të lehta.

Këto biskota janë shumë të lehta në përgatitje dhe të mrekullueshme në shijim.

Me shumë pak përbërës do t’i keni gati në vetëm 20 minuta.

Janë perfekte për të shoqëruar mëngjeset apo pasditet tuaja me ëmbëlsi.

Në recetën e sotëme AgroWeb.org ju tregon mënyrën e lehtë të përgatitjes së tyre.

Përbërësit

1 petë sfoliat

sheqer

kanellë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë të shpejtë AgroWeb.org ju këshillon të hapni në një sipërfaqe të drejtë petën sfoliat.

Me anë të një luge hidhni në të gjithë sipërfaqen e petës sheqerin e përzier me kanellën.

Tashmë bëni gati petën dhe rrotullojeni në formën e një tubi.

Nisni rrotullimin nga njëra anë deri në gjysmë dhe të njëjtën gjë bëni edhe nga ana tjetër.

Do të formohen dy gjysma tubash të ngjitur me njëri tjetrin.

Me anë të një thike të mprehtë, prisni  në trashësi dëri në 3-4 cm rrathët njëra pas tjetrës tek peta e mbështjellur më parë.

Zgjidhni një tavë mesatare dhe shtrojeni me letër pjekje, vini njëra pas tjetrës të gjitha biskotat që pretë më parë.

Lërini të piqen në temperaturë 190 gradë për  15 minuta, derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrë të artë.

Pasi të jenë pjekur lërini të ftohen dhe mund t’i konservoni  në një ambient të freskët deri në 5 ditë.

Sipas dëshirës mund t’i spërkasni edhe me pak sheqer pluhur.

Këto biskota mund të shoqërohen fare mire me kafe, çaj apo pije të ndryshme./AgroWeb.org