Si Të Dalloni Cilësinë e Kripës Rozë Të Himalajeve

946 0

Çfarë Është Kripa Rozë e Himalajeve

Kjo kripë rozë është përdorur për herë të parë nga njerëzit që banonin në Himalaje për ruajtjen afatgjatë të peshkut dhe mishi.

Kripa besohet të jetë formuar mbi 250 milionë vjet më parë.

Këto gurë të mëdhenj kristali merren nga shkëmbinjtë e shpellat e Nepalit si dhe në Minierën Khevra Salt në Pakistan. Më pas gurët shkërmoqen me duar, lahen, thahen në diell dhe serviren për konsum.

Ajo ofron shumë përfitime për shëndetin e njeriut përfshirë këtu: rënien nga pesha, përmirësimi i tretjes, ekuilibrimi i pehashit, forcimi i kockave dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit.

Si Të Dalloni Pastërtinë e Kripës Rozë

Së pari, duhet të kuptoni që kripa e vërtetë e Himalajeve vjen në dy forma: copëza të ngurta në formën  e llampës dhe në formë pluhuri me kokrriza.

Kripa e Himalajeve vjen në ngjyra të ndryshme: bardhë, rozë, portokalli dhe të kuqe.

Secila prej ngjyrave është e rëndësishme për shëndetin veçanërisht për veshkat, sistemin nervor dhe qarkullimin e gjakut.

Nëse dëshironi të dalloni pastërtinë e kripës së himalajeve që keni blerë në treg mjafton të vëreni ngjyrën.

Grimcat me ngjyrë të të errët përmbajnë më shumë papastërti dhe minerale të patretshme ndërsa grimcat me ngjyrë të çelët tregojnë praninë e mineraleve si kaliumi, sulfuri dhe kalçiumi.

Kripa e vërtetë e Himalajeve është ndjeshëm më e shtrenjtë se kripat e tjera.

Për më tepër, duhet të dini që kripa e bardhë e tavolinës është një nga burimet më kryesore të jodit.

Ekspertët sqarojnë se kripa rozë mund të ketë natyralisht një nivel të caktuar të jodit, por ajo përmban më pak se kripa e bardhë.

Ata që përdorin kripë Himalaje duhet të marrin jod shtesë nga burime të tjera siç janë ushqimet e bulmetit dhe peshku./AgroWeb.org