Zonat dhe Qytetet ku Parashikohen Stuhi, Shtrëngata Shiu dhe Breshër

564 0

Luhatjet e motit vijojnë të jenë të pranishme edhe për gjatë këtij muaji.

Kjo javë pritet të karakterizohet nga një ulje temperaturash prej 3-4 gradë celcius ku në disa zona të vendit do të ketë edhe stuhi, rreshje shiu por edhe breshër.

Sipas të dhënave meteorologjike të Meteoalb, e gjithë java do të karakterizohet me temperatura maksimale deri në 34 gradë celcius, të cilat sërish konsiderohen të larta.

Moti do të jetë i kthjellët gjatë paraditeve dhe pasdite do të karakterizohet nga vranësirat, stuhitë e vogla si dhe shtrëngatat e shiut.

Nuk përjashtohet as breshëri, i cili ka qenë dje prezent në rajonin e Korçës dhe Pogradecit gjithashtu.

Temperaturat ulen me 4 gradë më pak

Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org bën të ditur se temperaturat do të pësojnë sërish rritje gjatë fundjavës, pra gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

“Kjo javë paraqitet më e freskët 3-4°C gradë së sa java që lam pas.

Parashikohet që temperatura maksimale në rang territori të shënojë 33-34°C.

Paraditet paraqiten kryesisht me diell, ndërsa pasditet me vranësira, të cilat do të rrezikojnë shira, më të dukshme në zonat malore.

Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.

Sërish pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Cilat qytete do të preken nga shiu  dhe stuhitë

Sipas të dhënave të Meteo.al, të cilit i referohet AgroWeb.org zonat dhe qytetet të cilat do të përfshihen nga stuhitë dhe rebeshet e shiut janë Gjirokastra, Këlcyra, Korça, Lezha, Leskoviku dhe Tepelena.

Në këto zona rreshjet e shiut dhe studitë do të jenë prezente gjatë gjithë javës përfshirë edhe fundjavën. /AgroWeb.org