Vapë Përvëluese Ditë – Natë, Kur Nis Vala e Të Nxehtit dhe Sa Do Zgjasë

603 0

Ndonëse muaji gusht nisi me temperature jo shumë të larta, ku mbrëmjet dhe mëngjeset kanë qenë relativisht të freskëta, një valë e re të nxehti do të përfshijë territorin shqiptar.

Duke nisur nga dita e sotme e në vijim, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku kulmi pritet të shënohet gjatë ditës së dielë për të vijuar me ditët e para të javës që vjen.

Rritja e temperaturave do të jetë e ndjeshme dhe do të arrijë deri në 40 gradë.

Edhe mëngjeset dhe mbrëmjet do të karakterizohen nga temperaturat e larta.

Ndërkohë që nga mesi i javës që vjen pritet që tmeperaturat të pësojnë një rënie të lehtë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak

“Në vend po ushtron ndikimin vala e të nxehtit që do të arrijë kulmin e saj gjatë së dielës dhe deri ditën e martë.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë rritje graduale” thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijeve.

Ndikimi i Vapës në Organizëm

Trupi i njeriut ka një mekanizëm i cili e mbron atë kur temperatura rritet më shumë seç e lejojnë limitet.

Ky mekanizëm është thjesht djersa. Aftësia për të djersitur është si një përgjigje kundër ajrit që ka nivele të ulëta të lagështirës.

Ne nuk e vëmë re se sa djersisim pasi një pjesë e madhe e saj avullon sapo trupi e prodhon.

Kur jashtë është shumë vapë dhe trupi nuk është i hidratuar nuk arrin të kryejë procesin e djersitjes, i cili lejon trupin që të ftohet.

Kjo krijon mundësinë që trupi të punojë në kushte të vështira dhe zemra të dëmtohet.

Prandaj the në verë është e këshillueshme që të pini lëngje sa më shumë.

 Parandalimi i Problemeve

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Të qënit të informuar për simptomat e drobitjes nga vapa dhe goditjes nga dielli është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe shëndetit./AgroWeb.org