Bëni Kujdes, Rriten Rastet e Sëmundjeve me Hepatit – Si Ta Parandaloni

342 0

Sëmundjet inflamatore janë gjithnjë prezentë dhe mjaft të rrezikshme për jetën e njeriut.

Ndër më të perhapurat së fundmi renditen edhe format e hepatitit A,B,C,D dhe E.

Hepatiti është një sëmundje inflamatore që prek dhe shkatërron mëlçinë.

Kjo epidemi virale është një problem me pasoja të rënda për shëndetin publik në të gjithë botën.

Alarmi i mjekëve ngrihet veçanërisht në Shqipëri, ku ISHP tregon për shifra të rritura të kësaj sëmundje.

Sipas ATSH të cilës i referohet AgroWeb.org, megjithë përhapjen e shumtë të kësaj epidemie, ajo mund të parandalohet duke pasur parasysh disa këshilla.

Llojet e Hepatitit dhe Çfarë i shkakton

Infeksionet virale të mëlçisë që kategorizohen nën sëmundjen e hepatitit përfshijnë hepatitin, A, B, C, D, dhe E.

Të gjitha prej tyre shkaktohen nga një lloj virusi specifik.

Hepatiti A është një sëmundje afat-shkurtër.

Hepatiti B, C dhe D janë të vazhdueshëm dhe kronikë.

Hepatiti E është gjithashtu afat-shkutër, por mund të jetë shumë i rrezikshëm për gratë shtatzëna.

Hepatiti A

Kjo sëmundje transmetohet nëpërmjet ushqimit ose ujit të ndotur.

Gjithashtu edhe nga kontakti me një person tjetër të infektuar nga hepatiti A.

Hepatiti B

Transmetohet nga kontakti me lëngjet e trupit siç është gjaku, sekrecionet apo nga organet riprodhuese.

Hepatiti C

Hepatiti C transmetohet nga kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit të një personi të infektuar apo injeksionet. Ky infeksion është lehtësisht I transmetueshëm nëpërmjet gjakut.

Hepatiti D

Është një sëmundje e rëndë që merret nga kontakti i drejtpërdrejtë me gjakun e infektuar.

Kjo është sëmundje e rrallë dhe shoqërohet gjithnjë me hepatitin B.

Hepatiti E

Është një sëmundje që shpërthen kryesisht në vendet ku mungon pastërtia dhe higjena dhe transmetohet nëpërmjet ujit të pijshëm.

Si t’a parandaloni

Megjithëse kujdesi mjekësor dhe kontrolli periodik i trupit me anë të analizave mjekësore është gjithnjë i nevojshëm ka disa mënyra të thjeshta se si mund t’a parandaloni.

Së pari kujdesuni të vaksinoheni kundër hepatitit A dhe B.

Më pas kujdesuni të mbani një higjenë sa më të mirë të trupit, të mos jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun apo të mos konsumoni ujë të papastër nga rubineti.

Një ndër organet që shkatërron më shpejt hepatiti është mëlçia.

Për të pasur një trup të shëndetëshëm e plot energji ju duhet sigurisht që të keni edhe një mëlçi sa më të shëndtetëshme.

Nëse vuani nga hepatiti, ky organ i trupit tuaj do të pësojë dëmte të pariparueshme apo infeksione të cilat janë të rrezikshme për jetën.

Për të parandaluar dëme në mëlçi mjekët rekomandojnë një dietë të paur me vitamina.

Konsumoni shumë fruta, perime arrorë, drithëra, oriz, të bardhat e vezëve, apo fasule.

Këto ushqime plot fibra do t’a ndihmojnë mëlçinë tuaj të punojë më mirë.

Nga ana tjetër nuk rekomandohet konsumimi i alkollit, kafeinës, yndyrnave të mishit, djathrave apo konsumimi i tepërt i kripës dhe sheqerit.

Gjithnjë mbani në mendje të tregoni kujdes për higjenën tuaj personale sidomos kur jeni në vende publike./AgroWeb.org