Spinaq me Gjizë i Pjekur në Miell Misri – Shija e Traditës në Tryezë

2.4k 0

Një ndër shijet më tradicionale të tryezave shqiptare janë gatimet me miell misri.

Shumë të njohura e të shijshme, shpesh gatimet e përhershme të brumit i lënë pak mënjanë.

Gjithsesi ndër më të njohurat e të shijshmet është receta e harapashit të ngrohtë me miell misri.

Një gatim ikonë e i famshëm si për historinë e tij ndër shekuj, ashtu edhe për shijen sa të thjeshtë aq edhe të veçantë.

Për t’ju risjellë në tavolinë shijen e tyre të mrekullueshme, AgroWeb.org ju sugjeron të provoni recetën e spinaqit me miell misri dhe gjizë.

Me disa përbërës që gjendet gjithnjë në shtëpi dhe në shumë pak kohë do të keni në tryezë një nga recetat më të mira të traditës.

Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj për të shijuar sa më shpejt.

Përbërësit

  • 450 gr spinaq
  • 500 gr gjizë pa kripë
  • kripë
  • piper i kuq dhe i zi
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni e grirë
  • 50 gr djathë i grirë kaçkavall
  • 2 lugë gjelle gjalpë

Për Harapashin

  • 3 filxhanë çaji me miell misri
  • 5 filxhanë çaji ujë
  • 1 filxhan çaji shëllirë
  • 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb.org ju këshillon të mbushni një tenxhere me ujë dhe ta vini në zjarr.

Vëreni ujin të ziejë, bashkë me pak kripë sipas dëshirës ose me shëllirë djathi të holluar.

Hidhni gjalpin ose vajin e ullirit tek uji e më pas shtoni miellin e misrit të situr pak nga pak.

Me një lugë druri përziejini shpejt me lëvizje rrethore e pa ndaluar.

Bëjeni këtë derisa të gjithë përbërësit të jenë trashur dhe të mos kenë formuar kokrriza.

Kur të shikoni që është trashur, hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Më pas vazhdoni me përgatitjen e spinaqit, duke e futur edhe atë të ziejë në një tenxhere me ujë të nxehtë për 1 -2 minuta.

Kur të jetë zbutur kullojeni, thajeni me kujdes dhe priteni në fije të holla.

Hidheni në një enë të thellë, bashkë me gjizën pa kripë dhe vazhdoni me përzierjen.

Sipas dëshirës shtoni edhe lëkurën e grirë të limonit, kripë apo piper të zi ose të kuq, të bluar mirë.

Përzieni mirë dhe në fund shtoni edhe djathin kaçkavall apo pak të bardhë sipas dëshirës tuaj.

Zgjidhni një tavë pjekje mesatare shtroni gjysmën e harapashit që përgatitët më parë, nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës.

Sipër shtroni edhe përzierjen e gjizës me spinaqin dhe mbulojeni me gjysmën tjetër të haparashit që mbeti në tenxhere.

Sigurohuni që të gjithë harapashin ta përhapni mirë nëpër tavë, shtoni edhe pak djathë kaçkavall të grirë sipër e më pas futeni në furrë.

Piqeni në temperaturën 190 gradë për 30-40 minuta, derisa haparashi të marrë ngjyrë të artë sipër.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti për 10 minuta.

Më pas mund ta prisni dhe shërbeni sipas dëshirës.