57.6 Milionë Euro Fonde Për Agrobizneset – Si Të Aplikoni dhe Çfarë Ju Duhet

472 0

Kjo është periudha më e ngarkuar për Katian. Bashkë me stafin e saj, ajo po përpiqet të plotësojë të gjithë volumin e kërkesave të fermerëve e agrobizneseve.

Katia Zene është Administratore e Agro Line në Shqipëri, kompanisë që mundëson për fermerët shqiptarë dhe agrobizneset pajisje bujqësore inovative, të prodhuara nga lider botërorë në këtë sektor.

Gjatë kësaj periudhe agrobizneset po përgatiten që të aplikojnë për të përfituar nga fondet e IPARD II, mjete fizike në fermë, investime në përpunim produktesh bujqësore, etj.

Diversifikim ferme dhe turizëm rural/natyror. Ky është momenti i artë për të gjithë ata që punojnë në sektorin bujqësor, agro-përpunim dhe agro turizëm. Programi i aplikimeve nis më 30 tetor dhe do të vahzdojë deri më datë 16 dhjetor.

Një shumë prej 57.6 milionë eurosh ofrohet nga BE në formën e granteve, me qëllim zhvillimin e bizneseve në bujqësi. Por që të përfitosh këto fonde, duhen plotësuar disa kritere.

Rritja e interesit

E pyetur nga AgroWeb.org në lidhje me interesin e fermerëve apo agrobizneseve, Zene tregon për AgroWeb.org se një nga elementët më të dosmosdoshëm të të interesuarve që aplikojnë për këto grante janë pikërisht pajisjet bujqësore.

Agro Line, sjell nga Italia produktet më cilësore për prodhimin bujqësor organik dhe biologjik, siç janë plehrat e ngrurta dhe të lëngshme, pesiticidet, farërat dhe fidanët e certifikuar.

Gjithashtu makineritë bujqësore, sistemet anti breshër dhe anti insekt janë një nga pikat më të forta të kompanisë, e cila u ofron fermerëve edhe asistencën teknike përmes ekspertëve italianë në përdorimin e këtyre teknologjive.

Çdo vit tonelata fruta-perime përfundojnë në kanale duke mos e parë me sy dritën e tregut. Kjo, për shkak të problemeve të shkaktuara nga mungesa e sistemeve mbrojtëse ndaj kushteve atmosferike. Problem ky i hasur nga qindra fermerë, prodhimet e të cilëve janë dëmtuar.

“Duket se kohë e fundit ka një sensibilizim të fermerëve dhe agropërpunuesve, sidomos në lidhje me masat mbrojtëse që duhet të marrin. Një nga kërkesat e shumta të fermerëve apo agrobizneseve janë serat dhe zgjidhjet teknike përmes sistemeve të mbrojtjes kundra breshërit, shiut dhe mbulesat kundër diellit.

Ky është një investim që shpërblehet në kohë pasi garanton mbarëvajtjen e prodhimeve dhe shmang kategorikisht dëmtimin e tyre nga faktorë të jashtëm” shprehet Zene.

Fluksi i bizneseve të reja në Bujqësi 

Megjithatë, një tjetër fakt interesant që Zene pohon për AgroWeb.org është edhe rritja e interesit të bizneseve start up (të reja) me fokus bujqësinë dhe agro turizmin.

“Ka një tendencë në rritje të hapjes së bizneseve të reja në sektorin e bujqësisë dhe agroturizmit. Kjo vihet re nga kërkesat që kemi për farërat dhe fidanët e certifikuar të frutave apo perimeve të ndryshme, ku u ofrohen jo vetëm produktet që u duhen por edhe asistenca teknike në hapjen e biznesit” shprehet Zene.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se më date 30 tetor 2019  nis thirrja e dytë për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor.

Për çfarë mund të aplikohet 

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural.

Fokusi i aplikimeve:

Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore në prodhimin e qumështit, mishit, frutave, perimeve dhe vreshtave.

Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit mbi sigurimin dhe prodhimin e bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve.

Përpunimi dhe tregëtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës).

Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vajit të ullirit, mjaltit, peshkut dhe produkteve të peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale;

Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur)

Turizmi rural dhe i Natyrës

Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale

Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures

Prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Thirrja e dytë për aplikime do të hapet më datë 30 Tetor 2019. Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 16 Dhjetor 2019, sipas orarit zyrtar 08:00 – 16:30. Ndërkohë bëni kujdes, pasi çdo aplikim i mbërritur në AZHBR pas datës 16 Dhjetor 2019 do të refuzohet./AgroWeb.org