Pite të Shpejta me Arra – Për Një Darkë Plot Shije

1.5k 0

Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje.

Sipas ekspertëve, arrorët janë përgjithësisht të pasur me acide yndyrore, vitamina dhe proteina.

Megjithatë ekspertët e ushqimit shpjegojnë se njerëzit nuk hanë arrorë mjaftueshëm.

8 Arra Në Ditë Për Shëndet Të Mirë

Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë. Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira.

Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Ndaj ato konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme për njeriun. Përveç të pasurit shumë antioksidantë, arrat përmbajnë fibër, proteinë, vitamina dhe minerale.

Një nga aspektet më interesante të arrave, është roli i tyre në përmirësimin e shëndetit mendor.

Arrat ndezin plot tridhjetë transmetues nervorë për trurin.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se arrat janë më të pasur me antioksidantë se arrorët e tjerë si bajamet, fistikët e të tjerë.

Në fakt, antioksidantët që gjenden tek arrat janë 15 herë më të fuqishëm se vitamina E.

Arrat mund të përfshihen në receta të ndryshme gatimi për të garantuar marrjen e sasive të nevojshme ditore.

Pite e Shpejtë Me Arra

AgroWeb.org ju këshillon përgatitjen e një recete të thjeshtë: pite e shpejtë me arra.

Përgatitja:

  • 2 filxhanë çaji me miell shumë përdorimësh
  • 1 filxhan çaji me miell gruri të plotë
  • 1 filxhan çaji me ujë të ngrohtë
  • 1 lugë gjelle kripë,
  • 1 lugë gjelle maja të thatë,
  • 1 lugë gjelle sheqer,
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 filxhan çaji arra të copëtuara

Në një enë të madhe përzieni miellin, majanë, sheqerin dhe kripën.

Shtoni ujë të ngrohtë dhe vajin.

Përpunojeni brumin me dorë dhe nëse ai është shumë i thatë shtoni edhe pak ujë që të bëhet më i butë por jo i ngjitshëm.

Më pas shtoni arrat e copëtuara dhe përziejeni sërish brumin me duar.

Lëreni brumin të vijë për rreth 90 minuta duke e mbuluar me një napë të pastër.

Ndajeni në 6 toptha të barabartë dhe më pas hapini që të formojnë pite të vogla në formë rrumbullake.

Lërini sërish mënjanë për 20 minuta.  Ndizeni furrën në 180°C. Merrni tavën dhe lyejeni me pak miell.

Vendosini pitet në tavë dhe lyejini me pak vaj të përzier me ujë.

Futini të piqen dhe hiqini nga furra kur të marrin në sipërfaqe një ngjyrë të artë.

Pitet mund të serviren të ngrohta ose të ftohta sipas dëshirës. /AgroWeb.org