Stresi dhe Ankthi Pas Tërmetit – Çfarë Këshillojnë Mjekët, Si Duhet Të Reagoni

542 0

Mjekët psikologë këshillojnë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të menaxhojnë situatën pas tërmeteve, e cila po shoqërohet me ankth dhe panik.

Pasojat e tërmetit mund të jenë fatale. Dukuri të tilla nuk mund të parashikohen, gjë që e shton edhe më shumë panikun dhe frikën tek njerëzit. Ndonëse një gjendje e tillë është e pashmangshme, në një situatë të tillë ankthi nuk ndihmon.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë maturi për të menaxhuar me qetësi çdo gjë. Sipas saj, kjo është e vetmja strategji, e cila ndihmon që qytetaret të mos pësojnë trauma si pasojë e frikës së shkaktuar na lëkundjet e termetit. Psikologët theksojnë se pasojat e traumës mund të shfaqen në një kohë të dytë nëse nuk ruhet qetësia.

“Patjetër që gjëja e parë që duhet të bëhet është të ruhet qetësia.  Në grupe të mëdha paniku transmetohet më shpejt. Kjo rrit ankthin e tyre dhe pastaj mund të transmetohet në shëndetin e tyre mendor. Kërkohet të ruhet qetësia nga të rriturit.

Pasojat e traumës ndodhin në një kohë të dytë.  Kjo situatë duhet të pranohet dhe të menaxhohet me qetësi. Nuk kemi asgjë  për të bërë se nuk e kemi në dorë, por vetëm duhet ta pranojmë këtë proces dhe mos të rrisim ankthin” shprehen psikologët.

ISHP, Kujdesi Që Duhet Të Tregoni me Fëmijët

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar në faqen e tij zyrtare informacione të detajuara lidhur me mënyrën se si mund të ndihmojmë fëmijët të menaxhojnë sa më mirë stresin pas tërmetit.

Hapat Që Duhen Ndjekur  

-Flisni me fëmijët lidhur me ndjenjat e tyre dhe pyetini ata si/sa janë ndikuar nga fenomeni

-Përgatituni të flisni për të njëjtat detaje disa here

-Sigurohuni që ata të kuptojnë që ajo që ndodhi nuk është për fajin e tyre

-Sqarojini ata që edhe të rriturit ndonjëherë nuk e kuptojnë atë që po ndodh

-Jepni më të mirën tuaj për të qenë mbështetës, të dashur dhe komunikues

-Inkurajojini ata të përfshihen në lojëra dhe aktivitete fizike./AgroWeb.org