76,000 Lëndime Fizike Në Vit Nga Përdorimi i Celularit Në Rrugë

482 0

Njeriu shpenzon 8.5 orë në ditë duke ecur me sytë tek ekrani i telefonit.

Këtë e thotë një studim mbi rolin e telefonit tek shëndeti i njeriut të cilit i referohet AgroWeb.org

Sipas studimit, njeriut nuk i ndahet shpirti nga telefoni.

Në fakt, ne e përdorim atë në tryezën e bukës, në dhomë, në qytet, madje edhe në banjë.

Të dhënat e ekspertëve konfirmojnë se një në tre njerëz janë të shpërqendruar nga telefoni celular dhe nuk e kanë mendjen tek rruga.

Si pasojë, atyre u duhet disa sekonda më shumë për të kaluar në semafor dhe disa sekonda bëjnë ndryshimin kur vjen puna tek shpëtimi i jetës.

Përdoruesit e telefonit në rrugë kanë tendencën të injorojnë semaforin, të mos shohin lëvizjen e makinave nga të dy anët dhe të vënë veten në rrezik.

76,000 Lëndime Fizike Në Vit Si Pasojë e Përdorimit të Telefonit Celular Në Rrugë

Telefoni celular konsiderohet një armik i lëvizshmërisë së njeriut.

Studimet tregojnë se dëmtimet që pëson njeriu si pasojë e përdorimit të telefonit celular gjatë ecjes ose ngarjes së makinës, shkakton dëmtime të mëdha sidomos në zonën e qafës dhe të kokës.

Çdo vit, në botë regjistrohen mbi 300,000 aksidente të shkaktuara si pasojë e përdorimit të telefonit celular. Dëmet janë më të konsiderueshme kur njeriu është i pavëmendshëm dhe përdor celularin edhe gjatë ecjes.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thonë se në shumicën e rasteve, njeriu lëndohet më shumë në zonën e kokës dhe të qafës.

Këto lëndime arrijnë në 76,000 raste çdo vit në botë, thonë ekspertët.

Përdorimi i celularit shkakton edhe dëmtime të rënda në fytyrë, në pjesën e syve dhe të hundës.

Sado e çuditshme të duket, në momentin që njeriu përdor celularin gjatë ecjes, humbet vëmendjen ndaj mjedisit që e rrethon dhe rrjedhimisht është më i prirur të përfshihet nga një aksident.

Grupmoshat më të rrezikuara nga aksidente të tilla janë 13-29 vjeç./AgroWeb.org