Mbështetja nga IPARD II – Investimet në Sera, Më Fitimprurëset në Bujqësi

1.4k 0

Gati një muaj nga nisja e aplikimeve për përfituar nga fondet e IPARD II duket se fokusi i agrobizneseve është përqendruar tek investimet në sera, si një nga investimet më fitimprurëse në bujqësi.

Një shumë prej 57.6 milionë eurosh ofrohet nga BE në formën e granteve, me qëllim zhvillimin e bizneseve në bujqësi.

Ekspertë të kualifikuar në fushën e bujqësisë shprehen për AgroWeb.org se këtë vit krahasuar me vitet e mëparshme fluksi i aplikimeve është shumë i lartë.

Kryesisht interes i lartë po shprehet për ndërtimin e fermave të reja apo zgjerimin e atyre ekzistuese, ku duket se serat janë një nga produktet ku fermerët kërkojnë të investojnë më shumë.

“Kuptohet që kjo periudhë është shoqëruar me një rritje të lartë të kërkesave nga ana e fermerëve dhe agrobizneseve për mjete fizike që ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Duke qenë se kjo është një periudhë kur aplikimet për përfitimet nga fondet e IPARD vijojnë, fermerët po shfrytëzojnë momentin për të plotësuar nevojat e bizneseve të tyre. Ajo që konstatojmë është kërkesa e lartë për ndërtimin e serave” shprehen ekspertë të kompanisë Agro Line, lider në Shqipëri për furnizimin e fermave dhe agrobizneseve me pajisje bujqësore inovative, të prodhuara nga kompanitë më në këtë sektor.

Investimet në Sera në Fokus të Fermerëve

Jo vetëm kompania që merret me prodhimin dhe ofrimin e serave por edhe vet fermerët tregojnë për AgroWeb.org rëndësinë e ngritjes së këtyre sistemeve mbrojtëse për kultivimin dhe rritjen e mbarë të frutave dhe perimeve.

“Rëndësinë e serave ta mëson eksperienca dhe përvoja e vështirë. Kushtet atmosferike bëjnë që çdo vit prodhimet tona të mos dalin në treg por të përfundojnë  në kanale. Sado kujdes të tregojmë vetë disa faktorë nuk janë në dorën tonë. Ndaj bashkë me dy fermerë të tjerë me të cilët bashkëpunojmë po investojmë në ngritjen e serave me qëllim mbrojtjen afatgjatë të prodhimeve” shprehen disa fermerë të Myqezesë.

Përfaqësues të Agro Line theksojnë se ata janë duke mbështetur fermerët në ofrimin e ekspertizës së duhur në ngritjen e serave por jo vetëm.

“Po mundohemi t’u ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë për t’i ndihmuar në implementimin  sistemeve të serave por edhe duke u dhënë këshilla në lidhje me masa të tjera që i ndihmojnë për mbarëvajtjen e prodhimeve të tyre.

Aktualisht për shkak të aplikimeve të IPARD fluksi i kërkesave është fokusuar tek serat por shumë kërkesa të tjera kemi edhe për sistemet mbrojtëse nga breshëri ku eksperienca ka treguar vështirësi të pafundme për fermerët.

Pesticidet, farërat dhe fidanët e certifikuar janë gjithashtu pjesë e interesit të lartë të fermërëve, të cilët së fundmi janë duke iu afruar produkteve cilësore të fushës së bujqësisë në ndihmë të biznesit të tyre” shprehet eskpertë të Agro Line.

Aplikimet IPARD deri në 15 Janar

Ky është momenti i artë për të gjithë ata që punojnë në sektorin bujqësor, agro-përpunim dhe agro turizëm.

Procesi i thirrjes ka nisur më 31 tetor dhe do të vijojë deri më 15 janar 2020.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Programi IPARD II, është sfida më e madhe që i parashtrohet bujqësisë shqiptare dhe vështirësia qëndron në përthithjen e fondeve të këtij programi, gjë që kërkon kapacitete njerëzore dhe mjete financimi./AgroWeb.org