Sallata e Fshatit-Receta E Re Me Përbërës Surprizë

2.2k 0

Një nga recetat me të cilat Ballkani krenohet më shumë është sallata tradicionale e fshatit që ka përbërës si: domatet, qepët, kastraveci, speci jeshil, ullinjtë, djathi i bardhë dhe rigoni.

Në thelb, kjo sallatë nuk është një produkt specifik i një shteti të vetëm, por ka të bëjë me kombinimin perfekt të ushqimeve më të dashura për konsumatorët e Ballkanit Perëndimor.

Sallata e Fshatit, Receta e Re Me Përbërës Surprizë

Së fundmi, kjo sallatë po njeh përbërës të rinj. Dy prej tyre janë avokado dhe sallata jeshile.

Në AgroWeb.org do të mësoni recetën e sallatës së fshatit me avokado.

Përbërësit:

  • Treçerek filxhan çaji vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull vere
  • 1 lugë çaji hudhër të grirë,
  • 2 lugë çaji rigon të thatë,
  • Kripë
  • 1 kastravec i prerë në copa,
  • 4 domate të prera në copa,
  • 1 spec jeshil i pastruar nga farat dhe i prerë në copa
  • Gjysëm qepe e kuqe e prerë hollë,
  • 200 gramë djathë të bardhë të prerë në kubikë të vegjël,
  • 80 gramë ullinj,
  • 1 avokado e prerë në copa.

Përgatitja e Sallatës së Fshatit  

Në një enë qelqi përzieni vajin e ullirit, uthullën, hudhrën, rigonin dhe kripën për t’ia hedhur më vonë sallatës.

Më pas, në enën e sallatës hidhni qepët, kastravecin, domatet, djathin, ullinjtë, specin jeshil dhe avokadon.

Përziejini mirë dhe më pas hidhni salcën e marinimit.

Kjo sallatë serviret krah gatimeve të mishit të pulës, qingjit dhe viçit.

Vlerat e Avokados 

  • Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.
  • Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.
  •  Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin.
  •  Është plot me fibra e cila ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
  • Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.
  • Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm. Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmundjeve të tij.
  • Mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë./AgroWeb.org