Bllokohen Importet – Koronavirus Ul Çmimet e Ushqimeve

459 0

Situata me koronavirusin në botë është ende shumë problematike, me rreth 100, 162 të infektuar e shifra në rritje çdo orë.

Virusi ka kaluar thuajse të gjithë kufinjtë në më shumë se 93 shtete dhe territore.

Kjo krizë nuk ka ndikuar vetëm shëndetësinë, por edhe ekonominë globale e shumë fusha të tjera të përditëshmërisë.

Në shumë shtete e qytete jeta normale ka ngirë dhe kjo po fillon të vihet re në të gjithë botën.

Kina një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve sot në botë, ka ndaluar përkohësisht shumicën e veprimtarive, për shkak të situatës së rënduar nga virusi.

Edhe vende të tjera të prekur nga COVID-19 po ndjejnë vështirësi në tregtimin e produkteve të tyre dhe sidomos tek ushqimet.

Ulja e çmimeve

Organizata  e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO), raportoi ditën e djeshme se çmimet e ushqimeve në botë kanë pësuar rënie.

“Çmimet e ushqimeve ranë për herë të parë në 4 muaj këtë Shkurt, për shkak të uljes eksportit të vajrave vegjetalë si pasojë e frikës nga COVID-19.”, thuhet në njoftimin zyrtar të FAO.

Këtë shkurt çmimet shënuan një ulje prej 1.0 % nga muaji i kaluar, por gjithësesi çmimet janë më të larta nga viti i kaluar me 8.1%.

Malajzia raportoi se ka rënie në kërkësën për import nga India për vajin e palmës, teksa në vend prodhimi ka vazhduar normalisht.

Specifikisht çmimet e vajrave vegjetalë ranë me 10.3% nga Janari në Shkurt, për shkak të frikës nga koronavirus dhe importit të mallrave nga vendet e infektuara.

Çmimet e mishit po ashtu kanë rënë me 2.0% që nga Janari, për shkak të bllokimit të ngarkesave me mish në portet e Kinës.

Me rënie renditen edhe drithërat dhe gruri me 0.9 % rënie në tregjet ndërkombëtare.

Produktet më të kërkuara

Ndryshe nga mishi apo drithërat, duket se orizi dhe indukstria e bulmetit kanë shënuar rritje gjatë kësaj periudhe.

Sipas indeksit të çmimeve nga FAO, çmimet e orizit janë rritur për shkak të kërkesës së madhe që ka në vendet e Azisë dhe Afrikës Lindore.

Çmimi i produkteve të bulmetit po ashtu është në rritje me 4.6%, duke rritur kështu çmimin e djathit.

Kjo vjen si pasojë e mungesave të furnizmit me qumësht nga Austrialia dhe Kina të prodhuesve në botë.

Sheqeri shënoi gjithashtu rritje me 4.5% për shkak të mungesave në prodhim në Indi dhe Tailandë dhe kërkesës së madhe të vendeve për importin e këtij produkti.

Organizata  e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO), parashikon se tregtia e drithrave në të gjithë botën për vitin 2019/2020 do të jetë 2.3% më e lartë duke e çuar prodhimin ne 420 milion tonë.

Kjo rritje do të vijë si pasojë e kërkesës së madhe që globi do të këtë për furnizim me ushqimet më të nevojshme./AgroWeb.org