Mitet dhe të Vërtetat mbi Koronavirus COVID 19 – Këshillat nga ISHP

307 0

Koronavirusi COVID-19 prej dy muajsh është tema më e nxehtë e globit dhe informacioni për të nuk ka fund.

Me gjithë shqetësimin e krijuar në të gjitha botën nga përhapja e virusit të ri COVID-19 në rrjet kanë qarkulluar edhe një sërë informacionesh e pyetjesh nga njerëzit në lidhje me këtë temë.

Që nga dezinfektimi më raki e deri tek antibiotikët natyral, mjekët kanë këshillat e tyre mbi këto tema.

Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë një listë me të gjithë faktet dhe të vërtetat që qarkullojnë për këtë virus për të siguruar të gjithë qytetarët me informacionin e duhur.

Mitet dhe Faktet

Mit: Për t’u mbrojtur nga koronavirusi gjithsecili duhet të vendosë maskë.

Fakt: Higjena është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen, ndërsa maskat janë efektive. kur përdoren nga ata individë që shfaqin simptomat e sëmundjes.

Mit: Racizmi e ksenofobia janë reagime të pritshme, normale në situata të tilla.

Fakt: Nuk ka asnjë justifikim për diskriminim racial apo paragjykime.

Mit: Unë duhet të evitoj ngrënien e ushqimeve Kineze apo marrjen e pakove nga Kina

Fakt: Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka dhënë një njoftim të tillë.

Si të parandaloni COVID-19

Mënyra më e mirë e parandalimit është higjena e mirë dhe kontakti sa më i pakët me persona të tjerë.

Për të gjithë ata që kanë mundësi këshillohet të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

ISHP ka dhënë pese këshilla se si të mbroni veten dhe familjen nga ky virus.

  1. Mbani distancë nga njerëzit që teshtijnë spo kolliten
  2. Lexoni të gjithë informacionet zyrtare lidhur me COVID-19
  3. Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të përhapur parandalimin e sëmundjes dhe për tu shëruar
  4. Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. Fërkojini për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.
  5. Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin: jo duart tuaja. Mbuloni gojën dhe hundën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Në rast se ndjeni shqetësime mos shkoni në urgjencë, por telefononi numrin 127 dhe mjekët do të vijnë tek ju.

Në këtë mënyrë do të evitoni në maksimun përhapjen e virusit tek të tjerët./AgroWeb.org