Mot i Ngrohtë Ndikon Rënien e Koronavirusit – Si Do Të Jetë Në Vijim  

421 0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01 C në 16 C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 22 C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 23 C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 15ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 16ºC raporton Top Channel.

A do të zhduket virusi Korona me rritjen e temperaturave?

Virologu Thomas Pietschmann shpjegon, se përse pranvera vërtetë na jep shpresë e përse gratë janë qartësisht në avantazh në luftën kundër sëmundjes prej virusit.

Shpresa është, që në pranverë gjithçka do të bëhet më mirë. Nëse shkon mirë, virusi i ri korona, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit.

Pranvera me temperaturat në rritje do t’i jepte fund atij e kësisoj i gjithë ky tension do të kalojë. Sezoni i virusit korona do zbehej po ashtu si edhe vala e gripale, që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit.

“E veçanta në këtë virus është, që njeriu konfrontohet për herë të parë me të. Prej të dhënave, që kemi nga Kina, mund të arrish në konkluzionin, që virusi vetëm një herë ka kaluar nga një kafshë tek njeriu e është përhapur në këtë mënyrë “, thotë Pietschmann.

Me fjalë të tjera ndryshe nga viruset e influencës, me të cilat pothuajse kushdo ka kontaktuar një herë, sistemi ynë i imunitetit nuk është i përgatitur për një sulm prej virusit korona.

Nuk i reziston të nxehtit

Kësaj i shtohet edha fakti, që hemisfersa veriore aktualisht është perfekte për përhapjen e shpejtë të viruseve. Nga njëra anë është temperatura. Viruset aspiratore, pra ato që përhapen përmes aparatit të frymëmarrjes, e kanë shumë të lehtë, kur është ftohtë.

“Viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta. Ngjashëm si me ushqimet, që në frigorifer qendrojnë më gjatë”, shpjegon Pietschmann.

Sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset. “Virusi korona është i rrethuar nga një shtresë ipide, pra yndyrore”, thotë Pietschmann.

Kjo shtresë nuk i reziston të nxehtit, ndaj virusi me rritjen e temperaturave do të ngordhë shpejt. “Viruse të tjera, si ai noro janë më të qendrueshëm, sepse ato përbëhen nga proteina dhe molekula trashëguese.”