Pandemia e COVID-19 po sfidon gjithë globin dhe ka shkaktuar jo pak frikë e ankth mes njerëzve.
Përpos frikës ndaj këtij armiku të padukshëm, njerëzit shqetësohen për furnizimet ushqimore.
Kemi parë shumë filma e kemi lexuar libra me skenarë apokaliptikë, që na tregojnë rëndësinë e të pasurit ushqime që rezistojnë në kohë dhe që mund të përmbushin nevojat tona.
Në AgroWeb.org, do të mësoni për listën e ushqimeve që duhet të jenë në çdo shtëpi, jo vetëm në këto kohë por edhe në të ardhmen.
Fasulet
Fasulet janë një burim i shkëlqyer fibre, magnezi, vitaminash B, manganic, hekuri, fosfori dhe zinku.
Ato kanë një jetëgjatësi mbi 10 vjeçare në varësi të paketimit dhe cilësisë së ruajtjes.
Fasulet e konservave mund të qëndrojnë në temperaturë ambienti për 2-5 vjet.
Gjalpi i Arrorëve
Gjalpi i arrorëve është kremoz, i pasur me ushqyes dhe shumë i shijshëm.
Në temperaturë ambienti, gjalpi i kikirikut mund të qëndrojë për deri në 6 muaj.
Gjalpi i bajames mund të qëndrojë në temperaturë ambienti për deri në një vit.
Një gjalpë i tillë është i pasur me yndyrna të shëndetshme, proteina, vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Frutat Dhe Perimet e Thata
Në shumicën e rasteve, frutat e thata janë të sigurta për konsum deri në një vit.
Perimet nga ana tjetër mund të qëndrojnë për gjashtë muaj.
Të dyja janë një variant shumë i mirë për mes vakteve, ndërkohë që perimet edhe mund të gatuhen në supa.
Konservat
Peshku i konservës mund të ruhet në temperaturë ambienti për deri 5 vjet.
Frutat e detit nga ana tjetër mund të qëndrojnë të sigurta për konsum deri në 18 muaj.
Drithërat
Tërshëra, orizi dhe elbi janë drithëra jetëgjatë.
Ato mund të ruhen në temperaturë ambienti dhe të përdoren për supa, sallata dhe gjellëra të ndryshme.
Përpos kësaj, këto drithëra janë të shëndetshme dhe ju mbrojnë nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës e të tjera./AgroWeb.org