Rregullat e Reja të Qarkullimit – Nga e Hëna Daljet për Pazar me Leje të Veçantë

445 0

Në kuadër të masave shtrëgnuese kundër COVID-19, Kryeministri Rama lajmëroi pak momente më parë se Shqipëria do të ndërmarrë edhe masa të tjera.

Nga e Hëna të gjithë qytetarëve të Shqipërisë do t’ju duhet të marrin një leje të veçantë për të lëvizur gjatë ditës.

Dita e nesërme do të jetë dita e fundit ku do të mund të lëvizet pa këtë leje nga ora 5:00 deri në orën 13:00.

Por kjo do të ndryshojë në fillim të javës deri në një afat të pa caktuar.

Çfarë do të ndodhë të Hënën

Kryeministri Rama në një lidhje Live në rrjetin e tij Facebook, lajmëroi se aplikimet për lejen e veçantë do të jenë online.

Për këto aplikime do të shpërbejë si platformë portali e-albania.al.

Ky aplikim do të shfaqet në faqen kryesore të këtij portal me mbishkrimin “Leje Dalje”.

Drejtoria e AKSH po në këtë lidhje, ka sqaruar se vetëm një nga kryefamiljarët do të mund ta marrë këtë leje të veçantë.

Ajo do të jetë e vlefshme për një orë në ditë nga 5:00-13:00 vetëm për pazare.

Për personat që kanë leje për të shkruar në punë, nuk është e domosdoshme, teksa Kryeministri theksoi se për pensionistët leja nuk do të jepet.

Çdo ushqim dhe nevojë atyre do të ju plotësohet në shtëpi nga shteti Shqiptar.

Pensionistëve nuk do tu jepet leje. Nuk do të aplikojnë dot në këtë sistem sepse përgjigja do të jetë negative dhe për ata që janë të vetmuar, do të kujdesemi ne, siç po kujdesemi pa pushim që t’ju bëjnë pazaret, t’ju çojnë ilacet.” u shpreh ai.

Në fjalën e tij Zoti Rama theksoi se kjo leje do të mund të jetë e vlefshme vetëm pas autorizimit që do t’ju vijë me email ose në numrin tuaj të telefonit.

“Ky aplikacion siguron më pak të dala dhe më shumë jetë të mbojtura. Është një leje automatike. Kur ti aoplikon leja të shfaqet në telefon. Kjo vlen dhe për telefonat që nuk janë smart, por në rastin e tyre kohëzgjatja është edhe më e madhe.

Aplikimi bëhet sot për një miratim pas 24 orëve. Ne po punpojmë me kompanitë celulare dhe po qe e mundur që kjo të bëhet e mundur ditën e nesërme.”

Aplikimet do të fillojnë së shpejti teksa Kryeministri lajmëroi se do të publikojnë edhe një video shpjeguese mbi të gjithë këtë proçedurë./AgroWeb.org