Ushqyerja e Nxitur Nga Stresi? Ja Përse Nuk Duhet të Ndihemi aq në Faj

890 0

Njerëzit mund të përballen me stresin në mënyra nga më të ndryshmet.

Disa e përballojnë atë duke ngrënë më tepër se duhet, e disa të tjerëve stresi ua shuan oreksin.

Në këtë periudhë izolimi, e ngrëna duket se është një reagim i kuptueshëm ndaj mbylljes brenda katër mureve.

Megjithatë, ekspertët thonë se në një periudhë më afat-gjatë, njerëzit duhet të kufizojnë ushqyerjen e tepruar të nxitur nga stresi për hir të shëndetit të tyre.

A Është Ushqimi Ngushëllim?

Sipas ekspertëve, ka shumë arsye fiziologjike që e shtyjnë njeriut drejt frigoriferit, sidomos në këto kushte kur bota na është kthyer përmbys.

Në kushte të tilla, trupi ka tendencën të kërkojë ushqime kalorike dhe me shumë sheqer të cilat japin një hov afat-shkurtër energjie.

Stresi rrit nivelet e kortizolit në trup që si rrjedhojë më pas shton oreksin.

Ushqimet me sheqer çlirojnë dopaminë e cila perceptohet si motivim dhe shpërblesë.

Sipas ekspertëve, e ngrëna mund të ndezë qendrën e kënaqësisë në tru dhe mund të shkëpusë njeriun mendërisht nga mendimet negative të ditës.

Pra në vija të trasha, e ngrëna në këto kohë është mënyra e vetme se si mund të ngushëllojmë veten dhe të përballojmë këtë situatë.

Kujdes Me Ankthin.

Fakti që jemi të kufizuar jo vetëm në lëvizje por edhe në të drejta, është shumë rëndues në psikologjinë tonë dhe nxit stresin.

Fakti që nuk ndjekim rutinën e zakonshme që kemi pasur deri një muaj më parë është shumë stresues.

Shumë prej nesh e kemi nisur ditën duke shkuar në punë, duke ngrënë mëngjes në zyrë, duke marrë pushim dreke e ngrënë diçka në restorant apo ushqimore.

Kjo mënyrë e organizmit të ditës por edhe ritmit të ushqyerjes ka humbur çdo sens.

Fakti që duhet të shpenzojmë tani shumë energji për të marrë një vendim mbi atë që duhet të hamë në mëngjes e në drekë na bën më të drobitur dhe kësisoj mund të shkaktojë ankth.

Mërzia është një tjetër faktor që na shtyn drejt frigoriferit.

Në mungesë të rutinës, frigoriferi duket sikur do të na japë diçka ngushëlluese me të cilën të mbushim momentet bosh të mërzisë.

Ekspertët na rekomandojnë që të mos jemi shumë të ashpër dhe ndëshkues me veten për faktin që po e teprojmë shumë.

Kjo është situatë unike që nuk na ka ndodhur asnjëherë ndaj secili prej nesh mund të gjejë një mënyrë për tu përballur me të, qoftë duke zënë miqësi të ngushtë me frigoriferin./AgroWeb.org