Sallata Mesdhetare që të Mban të Ngopur Gjatë

1.5k 0

Kinoa konsiderohet si një prej ushqimeve më të shëndetshme për njeriun.

Atë rëndom e përshkruajmë si një drith, por në aspektin botanik, kinoa është e afërt me spinaqin, panxharin dhe pazinë.

Pjesa e ngrënshme e bimës është fara, e cila gatuhet si orizi.

Kino është pa gluten dhe një alternativë e shëndetshme për ata që kanë alergji ndaj tij.

Kinoa është një superfuqi kur vjen puna tek proteina.

Kinoa është ndër të paktat ushqime që  ofron proteinë të plotë.

Kjo do të thotë se ajo ofron të nëntë amino acidet thelbësore të cilat trupi nuk i prodhon dot.

Sallata Mesdhetare Me Kinoa

Receta e mëposhtme përgatitet në më pak se 30 minuta.

Përbërësit për sallatën

  • Një filxhan e gjysmë çaji kinoa
  • 3 filxhanë çaji ujë
  • Gjysëm luge çaji kripë të trashë
  • 1 kastravec
  • 1 spec ikuq
  • 1 filxhan çaji ullinj pa bërthamë
  • Gjysëm filxhan çaji majdanoz të grirë hollë
  • 2 thelbinj hudhër
  • Djathë dhie (opsionale)

Për marinimin:

  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull vere të kuqe
  • Gjysmë luge çaji rigon të thatë
  • Gjysmë luge çaji kripë të trashë
  • Çerek luge çaji piper të zi pluhur

Përgatitja:

Kinoan hidheni në një kullesë të imët dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Më pas hidheni në një tenxhere të vogël shtoni tre filxhanë çaji ujë dhe gjysëm luge çaji kripë të trashë.

Kur uji të marrë valë uleni temperaturën, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.

Kullojeni dhe hidheni kinoan në një shtresë mbi një letër pjekjeje dhe futeni në frigorifer për 10-15 minuta.

Ndërkohë përgatisni erëzat dhe vajin e ullirit për marinim.

Përzieni vajin e ullirit, uthullën e verës së kuqe, rigonin, kripën e trashë dhe piperin e zi,

Në enën e sallatës, hidhni copat e kastravecit, specit të kuq dhe ullinjtë.

Shtoni kinoan e ftohur dhe përziejini me lugë druri.

Më pas hidhni salcën e marinimit, majdanozin, hudhrën e grirë hollë dhe përziejini mirë.

Sallatën mund ta servirni në temperaturë ambienti ose të freskët. Ajo mund të ruhet në frigorifer për deri 3 ditë. /AgroWeb.org