Qofte të Shpejta me Fasule – Të Kombinueshme me Çdo Recetë

825 0

Qoftet janë një mënyrë e mirë për të bashkuar shumë përbërës dhe për të krijuar një shije krejtësisht të re.

AgroWeb.org ju sugjeron të provoni një recetë pak të pazakontë e cila përveç shijes ka edhe plot vlera për organizmin.

Duke qenë se për këto qofte përdoret pjekja ato janë shumë të shëndetshme.

Madje mund t’i përfshini në salcat për makaronat, të shoqëroni mishin apo edhe thjesht me sallatë apo tarator për diçka më të lehtë.

Përbërësit

250g fasule

Kripë

4 gjethe sherbelë

Piper i zi

Miell ermik

300g patate

40g bukë e ftohtë

Rozmarinë

1 thelbi hudhër

Vaj  ulliri

Përgatitja

AgroWeb.org ju këshillon që si fillim të vendosni për të zierë patatet me ujë dhe pak kripë.

Ndërkohë që të mos vonoheni me përgatitjen e kësaj recete mund të përdorni edhe fasule të gatshme.

Por nëse dëshironi që ta përgatisni të gjithë recetën nga e para, vendosini edhe fasulet për të zierë.

Kur të jenë gati dy nga përbërësit kryesor mund të vazhdoni me hapat e tjerë.

Në mikser hidhni fasulet, hudhrën, bukën e ftohtë, rozmarinën, sherbelën, kripën dhe piperin e zi.

Punojini me misker përbërësit derisa të formoni një pastë të trashë dhe uniforme.

Pasi patatet të jenë ftohur pak, qërojini me ndihmën e një thike dhe shtypini duke përdorur një kullore dhe një lugë.

Kalojini patatet në një tas dhe aty bashkoni edhe fasulet.

AgroWeb.org ku sugjeron që ta punoni brumin për 5-7 minuta derisa gjithçka të jetë lidhur.

Tani merrni një pjatë të sheshtë dhe aty hidhni miellin ermik apo të ashpër.

Formoni me duar topthat e qofteve dhe kalojini tek mielli i ashpër.

Nëse nuk ju gjendet ky miell mund të përdorni bukë të thekur të thërrmuar pasi të njëjtin funksion kryen në këtë recetë.

Vendosini qoftet e formuara në tavë të shtruar me letër pjekjeje dhe spërkatini me vaj ulliri dhe pak kripë.

Futini për të pjekur në furrë të ngrohur me 200 gradë për 15 minuta.

Bëni kujdes që të mos i digjni qoftet e shijshme.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur, AgroWeb.org ju këshillon që të nxirrni tavën nga furra dhe të ktheni qoftet.

Futini përsëri në furrë edhe për 10 minuta, më pas mund t’i shijoni sapo të jenë ftohur pak./AgroWeb.org