Vreshtaria, Sipërmarrje në Rritje në të Gjitha Zonat e Shqipërisë

807 0

Kultivimi i vreshtarisë është kthyer tashmë në një biznes në rritje që dominon në të gjitha zonat e Shqipërisë. Vreshtat, aktivitet nga më tradicionalët nga jugu e deri në veri të vendit, po kthehet në biznes mjaft fitimprurës për shumë fermerë që po investojnë në këtë kulturë.

325 mijë fermerë merren me vreshtari

Nga të dhënat statistikore rezultojnë se janë mbi 325 mijë fermerë që meren me prodhimin e rrushit në vreshta dhe pjergulla.

Ndërkohë që sipërfaqja e mbjellë me vreshta është rritur ndjeshëm vitet e fundit në mbi 15.000 ha.

Sot në vendin tonë rreth dy të tretat e fermerëve kultivojnë sipërfaqe deri në 0,2 ha tokë me vreshta kryesisht të llojit tradicional, Sheshi i Bardhë e Sheshi i Zi.

Fermat e Vogla 

Ekspertët e bujqësisë tregojnë se, fermat e vogla kanë një qasje të kombinuar, një    pjesë të prodhimit të rrushit e shesin të freskët, ose të përpunuar në formën e verës apo rakisë) dhe një pjesë për konsum vetjak.

Mbi 17 mijë ferma kanë vreshta me sipërfaqe mbi 0,2 ha, gjë që tregon për një lloj niveli specializimi.

Gjatë viteve të fundit sipërfaqja e vreshtave është rritur me mbi 1.3 mijë ha.

Zonat kryesore të prodhimit të rrushit janë Fieri, Berati, Elbasani dhe Vlora.

Sot prodhimi vendas i rrushit dominon furnizimin e tregut vendas por ai edhe eksportohet në tregjet e huaja. /ATSH