Paralajmërimi Nga OBSH: Gjendemi Para Një Përkeqësim Të Sëmundjeve Të Frymëmarrjes

338 0

Transmetimi i COVID-19 nuk ka shumë të ngjarë të lidhet me kushtet sezonale, kështu deklarojnë ekspertët e OBSH-së, të cilët insistojnë se duhet të ruhet distanca sociale për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Kam dëgjuar njerëz që thonë se unë asnjëherë nuk kam kryer një test për COVID-19 se e di si do të trajtohem, qoftë nga familja apo dhe komuniteti”, thotë Simo Sithandathu, ekspert i shëndetit.

Në nivel global, këtë të martë raportua për 16.301.736 raste të konfirmuara të COVID-19, përfshirë 650 069 vdekje.

SHBA vijon të jetë vendi më i prekur  me më shumë se 8.7 milionë të infektuar, ndjekur nga Evropa me 3.2 milionë, Azia Juglindore 1.8 milionë, Mesdheu Lindor e Afrika.

Ndërkohë, OBSH bën me dije se COVID-19 nuk është sezonal dhe e vënë theksin tek mënyra se si gripi evoluon në hemisferën e jugut

“Hemisfera jugore aktualisht po kalon dimrin dhe ne jemi duke vëzhguar, kemi një sistem të mbikëqyrjes së plotë dhe ata janë duke verifikuar mostrat që vijnë nga çdo laborator, janë duke provuar testet për COVID.

Gjëja interesante është që në ato mostra ne po shohim nivele të larta të COVID, por nuk po shohim nivele të larta të gripit për momentin. Kështu që ne po presim një sezon të mëvonshëm të gripit në hemisferën jugore”, thotë dr. Margaret Harris nga OBSH.

Duke vlerësuar ndikimin në vendet që e përballen qoftë me COVID-19 dhe gripin në të njëjtën kohë, ekspertët e OBSH theksojnë se një përkeqësim i sëmundjeve të frymëmarrjes mund të shkaktojë konfuzion./Burimi:Euronews