Receta e Shijshme e Petullave me Qumësht të Ngrohtë

7.1k 0

Kush mund ta mohojë nepsin që të ndjellin petullat sapo i sjell ndërmend e që të drejton menjëherë në Kuzhinë për të nisur përgatitjen.

Ato janë receta më familjare për të gjitha amvisat dhe më e preferuara e të gjithëve ne.

Të ngrohta me djathë a me reçel në mëngjes por edhe gjatë ditës ato të përfshijnë tërësisht me shijen fantastike që kanë.

AgroWeb jus jell më poshtë një recetë fantastike të amvisës Silvana Belishaku, recetë e publikuar  nga Kuzhinaime.

Përgatitja e Petullave me Qumësht të Ngrohtë

Përbërësit

  • 500 gr miell,
  • 300 ml qumësht të vakët,
  • 1 vezë,
  • pak kripë,
  • pak sheqer (një majë luge kafeje)
  • 1/2 pako pluhur fryrës ose 1 lugë kafeje me sodë,
  • 50 gr gjalp të shkrirë

Përgatitja

Hedhim miellin në një enë, më pas hedhim kripën, sheqerin, pluhurin fryrës, vezën dhe qumështin e vakët, i përziejmë mirë me tel kuzhine sa të bëhet një brumë as shumë i trashë as shumë i hollë,

E lemë të pushojë 20 minuta më pas i skuqim në vaj të nxehtë me ndihmën e një luge u bëjmë format sipas dëshirës.

I shoqërojmë me mjaltë, reçel ose edhe djathë apo gjalpë sipas shijeve qe ju pëlqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.