Kriza e Agropërpunimit – Thirrja e ekspertëve: Hani Prodhime Vendase

380 0

Gjatë periudhës së izolimit industria e agropërpunimit kaloi krizë ekonomike. Inxhinieri teknolog, Nazif Tiraveri thotë se gjatë kohës së karantinës produkti që ka shitur më shumë ka qenë kosi.

 “Furnizimi i popullatës me ushqime si rezultat i mospunës ka qenë më produkte shumë i ngadalshëm, duke shitur kos, gjizë dhe jo shumë djathë. Ju në qoftë se pyesni punëtorët rrogat e muajit mars unë kam qenë shumë i gëzuar kur ua dhashë më 30 maj”, shprehet tiraveri.

Koronavirusi shkundi xhepat e shqiptarëve. Mungesa e dasmave dhe xhiroja e dobët në resortet turistike magazinat e agropërpunuesve i ka mbushur me djathë. Ndërsa qumështi tek fermerët prej kohësh nuk tërhiqet nga fabrikat e qumështit.

“Duhet rregulluar dhe sistemi. Jo vetëm unë, por të gjithë përpunuesit e qumështit kanë mbushur magazinat, sepse nuk kanë ku ta çojnë”, sqaron inxhinieri teknolog.

Ha shqip, kjo është thirrja që bën Nazif Tivari. Sipas tij prodhimi vendas të garanton siguri ushqimore.

“Vjen malli nga importi ato janë pa enzimë, pa cilësi, janë gjëra të vdekura.”/Top Channel