Mbi 1500 ton Speca Shqiptare në Tryezat e Europianëve

379 0

Fermerët e zonës Lushnjë-Fierit çdo ditë po prekin përfitimet nga produktet bujqësore të fushës dhe serrave.

Specat e prodhuar nga ky rajon bujqësor, janë ndër produktet më të kërkuara për eksport, për cilësinë dhe shijen e veçantë.

Sipas statistikave zyrtare, mbi 1 500 tonë speca u eksportuan gjatë muajit korrik të këtij viti, nga zona e Lushnjës dhe Fierit, drejt tregjeve rajonale dhe të BE-së, në Austri, Rumani Çeki etj.

Eksportet e specit këtë sezon u rritën me gati 10 % krahasuar me një vit më parë, ndërsa vitet e fundit po kryeson eksporti i specave të kuq, që po kërkohen shumë nga tregu i huaj, hrahas specit jeshil dhe të verdhë.

Eksportet më të larta dominojnë nga tregu i Lushnjës me 1216.14 tonë speca dhe nga zona e Fierit u eksportuan 314 tonë speca vetëm gjatë muajit korrik.

Fermerët shprehen se në tre sezonet e prodhimit kanë siguruar të ardhura të kënaqshme dhe çmimi i shitjes në qendrat e grumbullimit është luhatur brenda kërkesë-ofertës së tregut./ATSH