Tartë me Fiq dhe Djathë Dhie – Ëmbëlsia Perfekte e Tryezës

612 0

Nëse po kërkoni një ëmbëlsirë të shijshme e të shëndetshme njëkohësisht, sapo keni gjetur të duhurën.

Tartat janë gjithnjë delikate në shije, por kjo e sotëmja do sjellë në tryezat tuaja një tjetër ëmbëlsi.

E mbushur me fiq të freskët të stinës, lajthi  dhe djathë dhie do të kthehet me siguri në kombinimet e shëndetshme më të preferuarat që përgatisni.

Mësoni saktë mënyrën e gatimit të saj sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

2 petë sfoliat

150 gr djathë dhie

10 fiq të qëruar

55 gr lajthi

55 gr gjalpë pa kripë

50 gr sheqer

1 vezë

Gjysmë lugë çaji kanellë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim ngrohni furrën në temperaturën 220 gradë C.

Më pas përgstisni një tavë mesatare të shtruar me letër pjekje dhe në të vendosni dy petët sfoliatë.

Shtypini ato pak me duar dhe mbivendosini në mes në mënyrë që të mund të krijoni një petë të madhe.

Gjithashtu me anë të një thike apo duke i kthyer me duar rrotulloni apo krijoni një kufi në anët e petëve në mënyrë që të mos dalë mbushja të cilën do e shtoni pas pak.

Ndërkohë në një enë të thellë shtoni vezen, sheqerin, lajthitë e grira imët në mikser dhe kanellën.

Përziejini të gjitha me pirun derisa të formoni në masë të njëtrajtshme.

Këtë masë hidheni mbi petët sfoliatë pa kaluar në kufirin e tyre, pra vetëm ne pjesën e mesit.

Thërrmoni sipër gjysmën e djathit të dhisë dhe shtroni fiqtë e prerë në copa të vogla apo në feta sipër.

Në fund shtoni gjysmën tjetër të djathit të dhisë të thërrmuar me duar dhe pak sheqer sipas dëshirës.

Futeni menjëherë të piqet për 12-15 minuta derisa të shikoni që petët sfoliatë kanë marrë ngjyrë të artë.

Më pas nxirrini nga furra dhe shërbejeni të ngrohtë duke i shtuar dhe pak rozmarinë sipër ose shurup molle./AgroWeb.org