Lakror me Spinaq dhe Krem Qumështi – Një Recetë e Përkryer

2.4k 0

Lakrori është një recetë që i përket totalisht qytetit të Korçës. Ai, ndryshe nga byreku i zakonshëm, përgatitet me dy petë dhe piqet në saç.

Edhe pse shija e vërtetë vjen pikërisht nga mënyra e pjekjes, AgroWeb.org ju tregon një metodë që ta përgatisni atë në furrë.

Aroma e veçantë e pjekjes me prush sigurisht që do të mungojë, por kjo nuk do të thotë që ky lakror nuk ka shijen e mrekullueshme.

I mbushur me një përzierje kremoze dhe spinaq, lakrori nga AgroWeb.org ka për të tërhequr që të gjithë familjarët tuaj.

PËRBËRËSIT

  • 1 kg spinaq
  • 4 kokrra vezë
  • 100 gr kopër
  • 300 gr miell
  • 1 litër qumësht
  • 70 gr gjalpë
  • kripë

PËRGATITJA

AgroWeb.org ju këshillon që qumështin ta ndani në dy pjesë, 500ml vendosini për të zierë në një tenxhere.

Me pjesën e mbetur të qumështit e përziejmë me pak kripë, gjalpë dhe 150g miell.

Rriheni masën me një tel kuzhinë derisa të tretet plotësisht si mielli ashtu edhe gjalpi.

Pasi qumështi që vendosët për të zierë ka kthyer valë, shtoni përzierjen me miell.

Sigurohuni që masën ta përzieni herë pas here në mënyrë që të mos krijohen kokrriza të patretura të miellit.

Pas 15 minutash masa do të jetë mpiksur dhe do të ketë marrë formën e një kremi të trashë.

Largojeni atë nga zjarri dhe vazhdoni me grirjen e spinaqit dhe koprës.

Spinaqin pasi ta keni pasturar dhe grirë ziejeni me ujë derisa të zbuten pjesët e kërcellit të gjethes.

Kur të jetë gati kullojeni dhe shtojeni tek masa kremoze me qumësht bashkë me koprën e grirë imët.

Përziejini përbërësit dhe ndërkohë në një tas rrihni 3 vezë.

Shtojini vezët tek masa e përgatitur dhe përsëri përziejini mirë.

Jepini shije mbushjes me kripë dhe erëzat tuaja të preferuara dhe lëreni të pushojë.

AgroWeb.org ju këshillon që tani të nisni me përgatitjen e brumit për lakrorin.

Në tavolinë hidhni miellin, vaj ulliri dhe pak kripë dhe punojini përbërësit duke i mbledhur me dorë drejt qendrës derisa të formoni brumin.

Me këtë brumë do të formoni tre kulaçë të cilët do t’i hapni në petë që të dalin jashtë tavës ku do të piqni byrekun.

Hapni petat dhe shtrojini dy prej tyre njëra pas tjetrës në tavë duke i spërkatur me vaj.

Hidhni mbushjen dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e petëve duke treguar kujdes që të mos i çani.

Petën e mbetur vendoseni sipër dhe ktheni anët në mënyrë që mbushja të mos derdhet.

Rrihni ndërkohë një vezë dhe me të lyeni sipërfaqen e petës dhe futeni për t’u pjekur.

Furra duhet të jetë e ngrohur në 180 gradë, dhe lakrori është gati kur sipërfaqja e tij të marrë një ngjyrë të artë./AgroWeb.org