Afrimi i Gripit Stinor Pritet të Vështirësojë Situatën e Pandemisë

312 0

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi të mërkurën se me numrin në rritje të rasteve me COVID-19 dhe me afrimin e gripit të zakonshëm të periudhës së vjeshtës do të ketë një presion në arritjen e menaxhimit të të infektuarve në spitale.

Gjithashtu u theksua se ka një rrezikshmëri në njohjen në kohë mes dy viruseve, atë të COVID-19 dhe gripit të zakonshëm.

“Mendoj se ajo që është vërtet shqetësuese është se ne jo vetëm po përballemi me një shtim të numrit të të infektuarve, por ne jemi duke parë edhe një rritje të shtrimeve në spitale e një rritje të terapisë intensive. Këtë po e shohim në shumë vende, si dhe përtej hemisferës veriore. Kjo është shqetësuese, sepse ne jemi në mes të shtatorit dhe akoma s’kemi filluar sezonin e gripit. Ne akoma nuk kemi sinjale të gripit, si dhe fillimisht nuk ka dallime mes gripit të zakonshëm dhe COVID, kështu që duhet të bëhet testi. Megjithëse në këto momente sistemet e testimit janë përmirësuar, ato do të bëhen më stresuese seç janë”, është shprehur Maria VanKerkhove, udhëheqësja e teknikës së programit emergjent të OBSH.

Gjithashtu Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se megjithëse infektimet vazhdojnë të zgjerohen në botë, ka akoma shpresa dhe mundësi për të marrë masat dhe për të kryer parapërgatitjet e nevojshme në sistemet spitalore./Euronews Albania