OBSH: Shqipëria, jo më Mbyllje, “Mbrojtja më e Mirë, Maskat dhe Higjienizimi”

359 0

Në shumë vende të Europës janë rritur rastet e të prekurve nga Covid-19, çfarë ka shtuar,frikën se vala e dytë e pandemisë po mbërrin dhe mund të ketë një tjetër lock doën .

Në Itali ka nisur mbyllja e klasave të veçanta për shkak të nxënësve pozitive me covid-19.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Tiranë, Bettina Mene, thotë se pavarësisht se pritet që rastet të rriten edhe në Shqipëri  nuk kemi nevojë për një mbyllje totale .
Tanimë situata është më qartë se në mars dhe sëmundja njihet, shprehet ajo.

Por Drejtoresha e Zyrës së OBSH-së në Tiranë ka një mesazh për  bluzat e bardha të cilët neglizhojnë masat mbrojtëse.

Tanimë kjo sëmundje i ka lodhur të gjithë duke shtuar stresin dhe lodhjen psikologjike. OBSH-ja ka nisur një studim me 27 vende ,mes tyre edhe Shqipëria ku po shikohen faktorët që ndikojnë si dhe reduktimin e lodhjes përsa kohë do të duhet të bashkëjetojmë gjatë me coronavirusin të pranishëm./Top Channel