Biskota Me Pure Kungulli, Ëmbëlsirë Dhe Shëndet

538 0

Kungulli është një perim me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit.

Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni një recetë intersante të biskotave me pure kungulli.

Përbërësit:

  • 170 gramë miell bajamesh
  • 25 gramë miell ananasi
  • Çerek luge çaji sodë buke
  • Çerek luge çaji kripë të hollë
  • Një lugë e gjysmë çaji kanellë pluhur
  • Gjysmë luge çaji xhenxhefil të grirë
  • Çerek luge çaji arrëmyshk pluhur
  • Një majë luge çaji karafil pluhur
  • 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë, të shkrirë e të ftohur,
  • Treçerek filxhan çaji pure kungulli
  • 50 gramë ëmbëlsues artificial
  • 1 lugë gjelle pekmez
  • 1 vezë të madhe
  • 1 lugë çaji vanilje

Për kremin:

  • 120 gramë krem djathi
  • 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 3 lugë gjelle ëmbëlsues artificial
  • Çerek luge çaji vanilje pluhur
  • Një majë luge çaji kripë

Përgatitja:

Në një enë mesatare përzieni miellin e bajames me atë të kokosit dhe shtoni sodën e bukës, kripën, kanellën, xhenxhefilin, arrëmyshkun dhe karafilin.

Në një enë tjetër më të madhe rrihni gjalpin me purenë e kungullit, ëmbëlsuesin artificial, pekmezin, vezën dhe vaniljen.

Më pas bashkoni të dyja masat deri sa të formoni një brum të butë dhe të lëmuar pa kokrriza.

Futeni atë në frigorifer dhe mbajeni për 30 minuta e sakaq ndizni furrën.

Në tavën e pjekjes shtroni letrat përkatëse të pjekjes dhe nxirrni brumin nga frigoriferi.

Përdorni lugën për të marrë nga pak nga brumi dhe formoni toptha të vegjël të cilët duhet t’i sheshoni me pëllëmbën e dorës dhe tu jepni formën e preferuar.

Secilën prej topthave vendoseni në tavë duke lënë hapësirë nga njëri tjetri. Ato duhen pjekur për 10-12 minuta ose deri sa të marrin një ngjyrë të artë.

Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen dhe nisni përgatitjen e kremit.

Në një enë tjetër rrihni kremin e djathit dhe gjalpin. Ju mund të përdorni edhe një mikser elektrik dhe gjatë përpunimit të shtoni vaniljen, ëmbëlsuesin artificial dhe kripën.

Përzierja duhet të jetë e vazhdueshme deri sa i gjithë kremi të jetë i lehtë dhe i shkrifët.

Kur biskotat të jenë ftohur plotësisht lyejini në sipërfaqe me kremin dhe servirini.

Nëse dëshironi t’i ruani për më vonë, sigurohuni që biskotat të jenë të mbuluara ose në frigorifer./AgroWeb.org