A është gjenetike sëmundja e depresionit? – Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

464 0

Çrregullimi i madh depresiv është një sëmundje e zakonshme mendore, që prek 19 milionë adoleshentë dhe të rritur. Kjo sëmundje shkakton ndjenjën e trishtimit, zbrazëtisë dhe humbjen e interesit për gjërat që keni shijuar dikur, sipas “Health Line”.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të depresionit dhe për shumicën e tyre, gjenetika mund të ketë një ndikim të madh. Por faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës përcaktojnë gjithashtu rrezikun tuaj. Ja çfarë duhet të dini!

A është depresioni gjenetik?

Nuk ka asnjë gjen specifik që dihet se shkakton depresionin. Me shumë gjasa, ekzistojnë disa, ose më shumë, gjene që nëse trashëgoni disa prej tyre nga prindërit tuaj biologjikë, ato do të rrisin rrezikun tek ju.

Nëse keni një prind ose një vëlla ose motër me depresion, rreziku juaj për të zhvilluar depresion është 20% deri 30% më i madh se një person tjetër normal, i cili ka një rrezik prej 10%.

Ne e dimë që ekzistojnë faktorë gjenetikë, që duket se janë të trashëgueshëm, por gjithashtu e dimë se ka shumë faktorë të tjerë të përfshirë“,- thotë Renee Witlen, psikiatre në Portland.

Studimet e ndryshme ndër vite kanë qenë një metodë e dobishme për studiuesit për të hetuar sesa rol luan trashëgimia në zhvillimin e depresionit.

Trashëgimia i referohet asaj sesa gjenet tuaja llogaritin për tipare të ndryshme. Studimet binjake shpesh përdoren sepse binjakët identikë kanë të njëjtat gjene, duke eliminuar gjenet si një ndryshore.

Një studim i vitit 2009 në “Regjistrin e Binjakëve të Universitetit të Uashingtonit” vlerësoi trashëgiminë e depresionit në 58% midis 1.064 çifteve binjake.

Një studim tjetër i binjakëve në Suedi i vitit 2006 publikuar në “American Journal of Psychiatry” zbuloi se trashëgimia e depresionit të madh ishte 42% tek gratë dhe 29% tek burrat, duke treguar që disa faktorë gjenetikë të rrezikut mund të jenë specifikë për seksin.

Faktorët e rrezikut për depresion

Witlen thotë se shkaku i depresionit është multifaktorial, kështu që ndërsa gjenet tuaja mund të rrisin rrezikun tuaj për të zhvilluar depresion, ato nuk janë gjithë arsyet e mundshme. Faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës kontribuojnë në depresion, stili i jetesës, ushqimi, etj./Burimi:Panorama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.