Raporti i BE-së/ Shqipëria, vendi me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2019

345 0

Në raportin e financuar nga Bashkimi Europian, Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2019 në rajon.

Gjatë një konference për shtyp, Tirana zyrtare deklaroi se konstatimi i këtij raporti është fakt dhe konfirmon edhe raportin e Bankës Botërore, i cili thotë se Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon.

Sipas të dhënave, “çështja mbetet jo thjeshtë si të krijojmë vende pune, por si t’i paguajmë vendet e punës më mirë, si të rrisim të ardhurat nga puna sidomos të atyre që punojnë shumë, dhe këtu kam parasysh ata që punojnë realisht shumë në sektorin privat dhe marrin pak në raport me punën që bëjnë./Burimi:Atsh