Situata e rrugëve nga moti i keq – Ja akset ku qarkullohet me zinxhirë

353 0
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi gjendjen e akseve kombëtare, ndërkohë që në rajonin verior dhe qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.
Sipas ARRSH-së, në rajonin verior qarkullohet me zinxhirë në akset: Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
Në rajonin qendror qarkullohet me zinxhirë në akset: Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
Në rajonin jugor vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana, Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. “Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet”, thuhet në njoftim.
Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites. Po ashtu, kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH u bën thirrje të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./Burimi:Atsh