Obeziteti – Ekspertët Pohojnë Se Janë Më Të Rrezikuarit nga Covid-19

486 0

Gjatë ditës botërore të obezitetit, Federata Botërore e Obezitetit kërkoi që individëve obezë t’u jepet një prioritet më i madh për vaksinimet dhe për testimet për shkak të riskut të tyre më të madh nga Covid-19.

Sipas kësaj federate shkalla e vdekshmërisë është 10 herë më e lartë në vendet ku gjysma e popullsisë së rritur është mbipeshë.

“Kemi nevojë që qeveritë ta marrin seriozisht obesitetin. Duhet që të kemi një përqasje të koordinuar. Duhet që qeveritë të adoptojnë korniza parandaluese dhe të fillojnë ta shohin obesitetin si një sëmundje; ta monitorojnë dhe parandalojnë atë. Kjo pandemi ka treguar sesa urgjente është problemi  i obesitetit në të gjithë botën’’, shprehet Olivia Barata Cavalcanti, Drejtore e Federatës Botërore  Obesitetit.

Obesiteti është një gjendje komplekse, me dimensione të rëndësishme sociale dhe psikologjike, të cilat prekin të gjitha moshat dhe grupet socio-ekonomike dhe që kërcënojnë si vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim.

Në vitin 1995 vlerësohej se në nivel global ekzistonin 200 milionë të rritur obezë ndërkohë që në vitin 2000 ky numër u rrit në 300 milion. Obesiteti nuk është i lidhur vetëm me shoqëritë e zhvilluara por edhe në vendet në zhvillim mendohet se 115 milionë individë vuajnë nga problemet që kanë të bëjnë me obesitetin./Burimi:Euro News