Keni kaluar Covid 19? Një ‘sekret’ për të kuptuar nëse mushkëritë janë pastruar plotësisht

518 0

Mjeku popullor, Ylli Merja këshillon që çdo persona që është shëruar nga koronavirusi duhet të vazhdojë të kujdeset dhe tregon disa produkte që ndihmojmë në rikuperimin e plotë të organizmit.

 Merja tregon ushtrimin që mund të bëni për të kuptuar nëse mushkëritë janë shëruar plotësisht: “Ngjisni shkallët, tre katër kate me hap të shpejtë, ose ngjisni  rreth 550 metra një malore dhe nëse nuk keni këputje të muskulaturës së këmbëve nga prapa, mushkëria është shëruar plotësisht. Në të kundërt vazhdoni të konsumoni lëngu mishi dhe çaj për kollën për një kohë më të gjatë”.

Ai veçon lëngun e mishit, çajra të ndryshëm, frutat e thata, qumështin e bletës dhe propolisin.

Në një gotë lëng mishi, pule, qingj ose në mungesë të tyre viçi, pijeni esëll në mëngjes bashkë më një vezë brenda. Pijeni rreth dy javë në mënyrë të pandërprerë. Çaj nga lulja e aguliçes, një gotë në çdo vakt, propolis, frutat e thata. Propolis me rigon bëhet i fuqishëm dhe shumë veprues”.

Për personat që e kanë përjetur këtë situatë në gjendje stresi dhe ankthi sugjeron qumështin e bletë si qetësuesi nervor. Ndërsa për ata që e kanë kaluar me lemzë, thotë se ndërpritet me çajin e nenexhikut, që po ashtu është qetësues nervor.

Këto kura popullore mund t’i përdorë çdo moshë që e ka kaluar Covid 19, ose po e kalon./Burimi:Top Channel