Vinotekat nënujore në Evropë – Një Gjetje E Zgjuar Për Vjetërimin e Verës

567 0

Disa prodhues vere në Evropë i janë drejtuar detit për të përmirësuar shijen e verërave të tyre. Vjetrimi i duhur i verërave kërkon temperatura konstante, errësirë dhe kohë. Dhe këto kushte mund të gjenden nën ujë.

Pasi u rikuperuan disa shishe në gjende shumë të mirë, nga një anije e mbytur në luftën e parë botërore, prodhuesit e verës kanë nisur të shfrytëzojnë kushtet që ofron thellësia e detit. Logjika konsiston  në faktin që kushtet atmosferike nën ujë, janë ideale për të favorizuar vjetrimin e verës. Mungesa e dritës dhe temperaturat konstante ndihmojnë në maturimin e verës, ndërkohë që ekspertët janë të bindur se kantinat nënujore lënë gjurmë edhe në veçantinë e shijes së verërave.

“Një veçori e verërave të vjetruara nën sipërfaqen e detit, është mënyra se si ato evoluojnë. Në ndryshim nga verërat që vjetrohen në kantina, ato që lihen nën ujë staxhionohen më shpejt dhe shija dhe aroma e tyre është më e butë, pasi maturohen më shpejt. Duhet ende të bëhet një kërkim më i detajuar shkencor mbi këtë temë, por për industrinë është një hap i madh përpara…një mënyrë argëtuese për të shijuar diçka të re”, tha Mark o’neill, ekspert somelier.

Kantinat nënujore janë zhvilluar 10 vitet e fundit. Kjo mënyrë e prodhimit të verës ka ekzistuar për mijëra vjet, por po përdoret kohët e fundit edhe nga prodhuesit evropianë të verërave

Vjetrimi nën det është një teknikë e shtrenjtë, çka shpjegon dhe faktin që shishet e verës që vjetrohen nën det janë 3-4 herë më të shtrenjta se ato tradicionalet. /Burimi:EuroNews