Projekti SmartCapital, USAID ne partneritet me CBS Mundësojne $59 Milionë Investime të Reja dhe 1 500 Vende Pune në Bujqësi

380 0

USAID, Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar dhe CBS, Creative Business Solutions organizuan një akvititet virtual me rastin e përmbylljes së projektit 5 vjeçar, SmartCapital. Pjesëmarrës në aktivitet ishin partnerë implementues, të huaj dhe vendas, si dhe përfitues të drejtpërdrejtë të projektit.

Në pesë vitet e zbatimit të tij, projekti ndihmoi 1,000 agrobiznese të realizojnë $59 milionë në investime të reja si dhe krijoi 1,500 vende të reja pune.

Projekti ofroi mundësimin e aksesit në financim për fermerët dhe agrobizneset, asistencë teknike në pajisjen me teknologji moderne, përdorimin e platformave digjitale në lehtësimin e kreditimit dhe gjetjen e tregjeve ndërkombëtare,  si dhe certifikimin e prodhimeve shqiptare me standarde ndërkombëtare.

Mikaela Meredith, përfaqësuese e USAID në Shqipëri foli për partneritetin e fortë dhe mbështetjen e palëkundur të qeverisë së SHBA-së ndaj Shqipërise ndërsa theksoi se zbatimi i suksesshëm i SmartCapital sot lë një trashëgimi të vyer që do të vijojë të mbështesë rritjen e sektorit të bujqësisë.

“Tek i hedhim sytë nga e ardhmja, ka të tjerë njerëz, biznese dhe tregje që do të përfitojnë nga përvoja e SmartCapital dhe që do të përdorin çka ju keni bërë si bazë për punën e tyre. Kam vënë re se Creative Business Solutions po mundohet të hapë një fond privat kapitali për të gjithë rajonin. Ju uroj fat të gjithëve për këtë kapitull të ri pune dhe për përpjekjet e ardhshme!

“Krah për Krah” është një shprehje që e përdorim shpesh në Shtetet e Bashkuara në kontekstin e partneritetit. USAID-i punon me ju, sepse ne i shohim investimet e Shteteve të Bashkuara si katalizatorë që mund të përdoren për mobilizimin e qeverive, organizatave ndërkombëtare, fondacioneve dhe bizneseve të ndihmojnë vendet me planifikimin, financimin dhe zbatimin e qëllimeve të veta të zhvillimit. Dhe gjatë këtyre viteve projekti SmartCapital ka zbatuar të njëjtën qasje.” tha Meredith.

Enio Jaço, Drejtor ekzekutiv i CBS, njëkohësisht President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri tha se afrimi i komunitetit të biznesit në sektorin e bujqësisë me standarde europiane dhe forcimi i lidhjeve tregtare SHBA-Shqipëri ishin prioritete kryesore të projektit SmartCapital.

Shqipëria është duke përparuar drejt Bashkimit Europian dhe po ndërton lidhje të forta ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Ky ishte dhe qëllimi i projektit 5 vite më parë, të sillte fermerët dhe agrobizsenet shqiptare pranë standardeve europiane.  Ne do të vijojmë punën, dhe kjo është një nga arritjet e këtij projekti, me platformat e krijuara dhe shërbimet që janë të qendrueshme.”  tha Jaço.

Në këtë drejtim, Jaço bëri të ditur tre pika kyçe në vijimësinë e mbështetjes për komunitetin e biznesit: Shërbimet e Konsulencës, si vijim i mbështetjes së komunitetit të biznesit me asistencë teknike, Platformat Digjitale, në afrimin e institucioneve financiare me komunitetin e agrobiznesit dhe shitjes së produkteve bujqësore në tregjet ndërkombëtare përmes e-commerce si dhe mundesimin e Fondit me Kapital Privat, ku për të parën herë në Shqipëri sipërmarrësve do t’u ofrohet mundësia financohen jashte sektorit bankar.

Gjatë viteve të implementimit të projektit partneri USAID, CBS krijoi dy platforma digjitale për lehtësimin e kreditimit të fermerëve, LORES, e cila lidh fermerët me bankat dhe lehtëson kreditimin e sektorit të bujqësisë si dhe AgroTrade, platforma e parë e-commerce në Shqipëri, e cila mundëson eksportin e prodhimeve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Serge Guay, ekspert ndërkombëtar i sektorit bankar, partner në zbatimin e projektit SmartCapital, theksoi rëndësinë e përfshirjes së produkteve të teknologjisë financiare (fin-tech) për zhvillimin e NMV-ve në vend, një domosdoshmëri e nxitur edhe më shumë nga situate e krijuar nga pandemia globale Covid-19.

Shërbimet e konsulencës dhe platformat digjitale të krijuara nga CBS nën projektin SmartCapital provuan eficencën e tyre gjatë periudhës së pandemisë. Trajtimi elektronik i kredive u mundësoi SME-ve marrjen e lehtë të kredisë në kushtet e masave shtrenguese, nuk ishte  e nevojshme të shkojë në bankë, çdo gjë mund të bëhej online. Nga ana tjetër, këto platforma digjitale janë frymëzuese për sektorin bankar dhe shoh një ndërthurrje bashkëpunimi përfitimi dhe bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen midis sektorit të bizneseve dhe bankave me ndërmjetësimin e këtyre shërbimeve” tha Guay.

Gjatë aktivitetit u publikua edhe një video prezantuese e projektit SmartCapital dhe gjurmës së tij në sektorin bujqësor në Shqipëri.

Nisma për Tregun e Kapitaleve në Shqipëri  

I ftuar në aktivitet ishte edhe Gavin Ryan, ekspert i Bankës Botërore për fondet me kapital privat dhe këshilltar i projektit SmartCapital.

Ryan foli mbi rëndësinë e bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe potencialin e zhvillimit të mëtejshëm dhe konsolidimit të ktyre bizneseve përmes prezantimit me alternativa financimi si ajo e ofruar nga tregu i kapitalit privat.

“Një nga efektet përfituese të pronësisë së kapitalit privat në një NMV, përvec se I mundëson kompanisë kapital, është se i afron më pranë bankave sa I përket mbledhjes së krediteve dhe krijimit të besueshmërisë, kjo pasi niveli dhe cilësia e menaxhimit të NMV-së është rritur.

Kjo është ajo që sjell fondi i kapitalit privat, dhe një I tillë nuk ekziston në Shqipëri dhe duke parë se shtete si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania kanë përfituar nga ngritja e fondeve të tilla të kapitalit – atëherë kupton se ka ardhur koha që kjo të ndodhë edhe në Shqipëri.

Mendoj që kushtet janë shumë të mira, afrimi me BE-në, lidhja e fortë me Italinë, forcimi i marrëdhënieve me pjesë të tjera të botës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, roli I diasporës shqiptare, që mund të ketë një efekt shumë të mirë për tregun e kapitalit privat.

Gjithashtu edhe ajo që CBS mund të ofrojë sa i përket krijimit të tregut të kapitalit privat është njohuria mbi tregun e NMV-ve, si dhe metodat e saj dhe besueshmëria që ka arritur të krijojë tashmë në komunitetin e gjerë të biznesit, databaza e saj e NMV-ve dhe njohuritë mbi ktë treg lejojnë investitorët e kapitalieve private të jenë më efikas në punën e tyre” u shpreh Ryan./AgroWeb.org