Pasojat e Covid-19 tek Thonjtë – Çfarë Raportojnë të Infektuarit dhe Mjekët

718 0

Gjatë 1 viti pandemi, Covid-19 arriti të prekë dhe të shfaqet në trupin e njerëzve në shumë forma e mënyra.

Të infektuarit dhe ekspertët e kujdesit shëndetësor raportuan simptoma e pasoja nga më të ndryshmet.

Megjithëse simptomat kryesore të këtij virusi janë kola, temperatura, vështirësitë në frymëmarrje dhehumbje e nuhajtes e shijes, shumë pacientë kanë raportuar edhe të tjera të ndryshme.

Një problem me thonjtë është hasur nga shumë persona të infektuar me covid ose të sapo shëruar.

Sipas ekspertëve Covid-19 mund të lërë shenja tek thonjtë tuaj, ndaj nëse po përjetoni shqetësime në to mund të jetë një pasojë e lënë nga virusi.

Çfarë duhet të dini?

Pas rasteve me Covid-19 shumë persona kanë raportuar ndryshime në strukturën e tyre të thonjve.

Si përshembull krijimi i gungave në mes të thoi apo krijimi i vizave vertikale në to.

Pra një ndryshim në formën dhe strukturën e tyre të zakonshme dhe në mënyrën se rriten.

Në fakt këto probleme mund të shfaqen edhe si pasojë e dëmtimeve dhe sëmundjeve të tjera dhe quhen Beau’s lines.

Por nëse nuk i keni përjetuar të parat dhe pas virusit po ndjeni shqetësime të tilla me gjasë kjo është një pasojë.

Jo gjithnjë Covid-19 e shkakton këtë simptomë dhe mjekët e lidhin me kalimin e temperaturave të larta.

Këto viza dhe imperfeksione mund të shfaqen edhe pasi e keni kaluar virusin dhe nuk janë të ndryshme nga pasojat që mund të lënë tek thonjtë edhe sëmundje si diabeti apo pneumonia.

Si t’i trajtoni?

Si fillim kuptoni shkakun kryesor nga këto viza vijnë pasi mund të jetë Covid-19 apo ndonjë sëmundje tjetër.

Pasi të keni gjetur shkakun, mundohuni ta kuron atë dhe t’i lini thonjtë tuaj të rriten sa më natyralisht.

Një thoi i duhet rreth 6 muaj për t’u rritur i gjithi dhe në rastin e covidit pas kësaj periudhe këto viza duhet të kenë ikur.

Nëse shikoni që i keni ende edhe pas një periudhe të gjatë kohore, konsultohuni me një mjek për të kryer analizat e nevojshme për ju.

Gjithashtu lini një takim me një mjek dermatolog në mënyrë që të mund të merrni kurën e duhur./AgroWeb.org