Diell dhe temperatura të larta – Si do të jetë moti sot?

352 0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

 Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 25°C./Burimi:Top Channel