Në fshatin e qershive – A i Keni Provuar Frutat e Shijshme Nga Fermat në Shilbatër

497 0

Më shumë se 1 mijë tonë qershi prodhon çdo vit fshati Shilbatër i Elbasanit, një nga zonat e cila furnizon thuajse të gjithë tregun vendas.

Fermerët janë të fokusuar në drejtim të kësaj kulture për shkak edhe të terrenit të përshtatshëm, por problem mbetet infrastruktura rrugore e cila e bën të vështirë daljen në treg.

Si rrallë ndodh fermerët nuk ankohen për çmimin, pasi edhe cilësia e prodhimit është e mirë. në shumicën e rasteve tregtarët vijnë i marrin nga Tirana, Korça e deri nga Saranda. Ndërsa prodhimin e mbetur fermerët detyrohen ta nxjerrin vetë në treg.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju liston disa nga vlerat e jashtëzakonshme që mund të përfitoni nga kokrrat e qershive.

Ndikimi në kocka

Qershitë janë një burim i madh antioksidantësh dhe për këtë arsye ndihmojnë në rigjenerimin e kockave.

Mjekët i lidhin me reduktimin e acidit nitrik që është faktori kryesor për sëmundjen e artritit rheumatoid dhe oseteoartritit.

Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit në Amerikë, konsumimi i këtij fruti ul me 35% shancin e dhimbjes së kockave.

Gjithashtu qershitë parandalojnë inflamacionin e organizmit dhe problemet me presionin e ulët apo të lartë të gjakut.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak

Për të gjithë personat me diabet, qershitë mund të jenë zgjidhja e duhur për të qëndruar të shëndetëshëm.

Si të gjithë frutat me ngjyrë të kuqe edhe qershitë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Atoksianina, sipas mjekëve rrit me 50% prodhimin e nivelit të insulinës në trup duke ndihmuar kështu rregullimin e sheqerit në gjak.

Ndihmon në sëmundjet e zemrës

Qershitë e athta ndihmojnë në përmirësimin dhe parandalimin e problemeve kardiovaskulare.

Nëse i konsumoni vazhdimisht ato do të parandaloni edhe rriskun e prekjes nga ataku në zemër.

Ndihmojnë në reduktimin e yndyrnave të këqija në gjak duke ju dhuruar një trup të shendetëshëm./AgroWeb.org