Ulen temperaturat, Korça “zgjohet” e zbardhur nga dëbora

491 0

Rënia e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonat malore në qarkun e Korçës.

Në orët e para të mëngjesit, reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.  Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

Temperaturat kanë rënë në nivelet 3 gradë Celsius. Ditën e sotme, vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu të cilat do të jenë të përqëndruara në zonën jug-lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C./Burimi:TopChannel