Mbi 220 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

366 0

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirus në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 220 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, 220.118.718 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (35.814.326), Indi (33.495.808) dhe Brazil (20.861.055).

Më pas radhiten Turqia (7.172.460), Rusia (7.065.712), Britania e Madhe (7.028.711), Franca (6.896.056), Irani (5.361.189), Argjentina (5.142.102) dhe Spanja (4.844.491).

Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 17.777.085 persona.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 242.824.044 persona dhe duke shkaktuar 4.938.241 të vdekur./Burimi:TopChannel