Depresioni Sezonal – A Ndikohet Edhe Nga Stresi Krijuar Nga Pandemia?

401 0

Duke qenë se moti po bëhet më i ftohtë dhe ditët më të shkurtra, disa njerëz po vërejnë se kanë më pak energji dhe nuk po ndihen aq mirë me humorin si zakonisht. Ndërsa këto ndjenja mund të jenë të përkohshme për disa, gati1 në 3 njerëz përballen gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit me një lloj depresioni të njohur si çrregullimi emocional sezonal (SAD).

Simptomat e SAD mund të ndryshojnë nga të lehta në të rënda, por zakonisht përfshijnë: humorin e keq, humbjen e interesit apo kënaqësinë për gjërat që ju kanë pëlqyer më parë, ndryshimin e oreksit (zakonisht duke ngrënë më shumë se sa zakonisht), ndryshimin e gjumit (zakonisht duke fjetur më shumë gjumë),dhe të ndjerit si të pavlerë.

Studiuesit nuk janë ende të qartë se çfarë e shkakton SAD, por ka të ngjarë që arsyet të jenë komplekse dhe te shumanshme. Disa studime sugjerojnë se kjo ndodh për shkak të një hipotalamusi jo funksional (zona e trurit që rregullon proceset biologjike si humori, gjumi dhe oreksi),apo nga prodhimi i tepërt i melatoninës (një hormon që kontrollon ciklin tonë gjumë-zgjim, dhe që prodhohet nga gjëndra pineale e trurit).

Nga ana tjetër, disa studiues teorizojnë se kjo gjendje mund të shkaktohet për shkak të të pasurit të një ritmi cirkadian të ndërprerë, pra të procesit natyror të brendshëm që rregullon ciklin tonë gjumë-zgjimit. Sigurisht, mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë.

Për shembull, disa studime kanë treguar se gratë mund të kenë më shumë gjasa të përjetojnë SAD, edhe pse për shkak të mungesës së hulumtimeve specifike, është e pasigurt nëse këto dallime gjinore ekzistojnë vërtet dhe nëse po pse.

Disa njerëz vënë re se simptomat e tyre nisin të përmirësohen kur stinët fillojnë të ndryshojnë dhe kur afrohet pranvera. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk kanë shumë gjëra në dorëgjatë muajve të dimrit, që mund t’i ndihmojnë ata të përballen me simptomat e tyre.

Për njerëzit e prekur nga SAD, trajtimet kryesore të rekomanduara përfshijnë ndërhyrje psikologjike (si terapitë e të folurit) apo marrjen e ilaçeve (siç janë anti-depresantët).

Dalja jashtë dhe marrja e dritës natyrale të ditës, është një nga udhëzimet e ekspertëve. Sipas një studimi, marrja e më shumë drite natyrale gjatë ditës mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave edhe kur ato përkeqësohen nga ankthi apo stresi i pandemisë. Ndaj edhe këshillohet që të dilnin çdo ditë nga 1 orë shëtitje në natyrë, ose të përdornin një kuti me një dritë artificiale me dozë të ulët për 30 minuta në ditë për një periudhë 1-javore./Burimi:Panorama