COVID-19 – Antitrupat monoklonalë parandalojnë dëmtimin e mushkërive dhe sistemit nervor

516 0

Antitrupat monoklonalë janë efikasë në mbrojtjen e të moshuarve dhe diabetikëve nga dëmtimet në mushkëri dhe në sistemin nervor, të shkaktuara nga COVID-19, sipas një studimi të kryer nga studiues nga Universiteti i Kalifornisë, Davis, i publikuar në revistën shkencore “Cell Reports”.

Studiuesit studiuan dy antitrupa monoklonalë njerëzorë, që synojnë proteinën Sars-CoV-2, te majmunë makakë të moshuar dhe me rezus diabetik, dy karakteristika që lidhen me pasoja më serioze në rastin e sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Kafshëve iu dhanë antitrupa tri ditë para se të infektoheshin me Sars-CoV-2.

Infeksionet ishin të lehta te kafshët e paratrajtuara me antitrupa monoklonalë, ndërsa te kafshët në grupin e kontrollit, që nuk kishin marrë terapi, kishte më shumë shenja inflamacioni në mushkëri.

Studiuesit gjetën infiltrim të qelizave imune të aktivizuara, ose qelizave T, në lëngun cerebrospinal të kafshëve në grupin e kontrollit një javë pas infeksionit.

Ndërsa nuk gjetën ARN virale apo ndonjë shenjë inflamacioni në lëngun cerebrospinal të grupit që mori terapinë.

Sipas autorëve, të dhënat tregojnë se antitrupat neutralizues parandalojnë pasojat inflamatore të infeksionit Sars-CoV-2.

Rezultatet e studimit sugjerojnë, gjithashtu, se antitrupat mund të jepen si një trajtim parandalues ​​për personat në rrezik të lartë, siç janë banorët e moshuar gjatë një shpërthimi epidemik në një azil./Burimi: ATA