Forcohen masat ndaj COVID në botë, shkak përhapja e Omicron

374 0

Në Britaninë e Madhe, pavarësisht se u regjistruan 200 mijë infektime të reja, kryeministri Boris Johnson deklaroi se është i gatshëm të luftojë valën e radhës, por pa shtuar masat kufizuese.

“Fale nismës kombëtare për të vaksinuar britanikët, ne tashmë kemi një nivel të kosniderueshëm mbrojtjeje. Dhe gjithashtu së bashku me planet e masave kufizuese të vendosura para Krishtlindjeve, ne kemi një shans për të mposhtur variantin Omicron pa u detyruar të mbyllim të gjithë vendin”, tha Boris Johnson.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron iu drejtua pesë milionë qytetarëve të Francës ende të pavaksinuar të martën, duke u zotuar se do t’i “inatoste ata” si pjesë e strategjisë së qeverisë së tij.

Komentet e presidentit francez në një intervistë për gazetën “Le Monde” erdhën në ditën kur Franca raportoi një tjetër rekord ditor me më shumë se 271,000 infektime të reja, pasi varianti Omicron vazhdon të mbizotërojë valën e pestë të virusit.

Në SHBA, presidenti Joe Biden është duke rritur stoqet e pilulave anti-COVID të Pfizer, të prodhuara për të luftuar efektet më të rrezikshme të COVID-19. Presidenti bëri të ditur se ka nisur një sulm i shumëfishtë për të mposhtur pandeminë.

“Omicron është një variant shumë i transmetueshëm dhe shumë i ndryshëm nga çdo gjë që kemi përjetuar më parë. Por mund të mbroheni dhe të them të drejtën duhet të mbroheni. Vaksinohuni, merrni dozën përforcuese, ka plot vaksina për të gjithë. Mbani maska”, u shpreh Joe Biden.

Por teksa vazhdojnë debatet mbi masat dhe programet e vaksinimit, Pekini vazhdon të ndjekë strategjinë e Zero-COVID, tre raste asimpotmatike ishin të mjaftueshme për autoritetet kineze që të fusnin në karantinë 1.2 milionë njerëz të hënën, të cilët iu bashkuan 13 milionë të izoluarve në qytetin e Xi-AN./Burimi: EuroNews