A Kanë Gjitha Llojet e Kosit që Blini Baktere të Mira? Çfarë Duhet të Dini

550 0

Nëse konsumoni kos të pasuruar me probiotik, për të lehtësuar simptomat e zorrës së irrituar, si fryrjet dhe gazrat ose për të shmangur ftohjet dhe gripin, ka ardhur momenti që ta rimendoni këtë.

Rezulton se shumë nga këto produkte që shiten në markete, përmbajnë shumë pak baktere të mira.

Sipas ekspertëve të cilëve AgroWeb.org iu referohet, kjo sasi nuk mjaton për të marrë të gjitha përfitimet shëndetësore që zbulimet shkencore rekomandojnë.

Megjithatë, nuk do të thotë që ato nuk janë të mira për ju. Thjesht do të thotë se mund të mos ofrojnë të gjitha përfitimet shëndetësore që prisnit.

Çfarë janë probiotikët?

Probiotikët janë organizma të gjallë (p.sh., bakteret, kërpudhat), që kur konsumohen në sasi të caktuara, ndihmojnë me shtimin e baktereve të mira në sistemin tretës.

Ato identifikohen sipas gjinisë, specieve dhe llojit të tyre, në bazë të të cilave japin përfitime të ndryshme në organizëm.

Efektet e tyre mund të ndryshojnë nga personi në person, duke qenë se secili prej nesh ka një mikrobiomë unike.

A janë të gjithë probiotikët e kosit të njëjtë?

Kosi është një burim i mirë i proteinave, kalciumit, magnezit dhe zinkut, por jo të gjitha llojet përmbajnë kultura të dobishme probiotike.

Megjithatë, disa prodhues kanë shtuar shtame probiotike të miratuara paraprakisht nga ekspertët e shëndetsisë, për të mundësuar që produktet e tyre të ofrojnë sa më shumë përfitime shëndetësore.

Për t’u quajtur një ushqim probiotik, kosi duhet të përmbajë të paktën një miliardë njësi të gjalla formuese të kolonive, për një racion.

Nëse do të marrim si shembull një kos të pasuruar me probiotikë të caktuar, prej 100g, ju duhet të konsumoni disa racione të tij për të marrë të gjitha përfitimet.

Por edhe pse shumë produkte të tilla nuk mund të ofrojnë të gjitha përfitimet, ato ende përmbajnë vlera ushqyese që i shërbejnë mirëqenies tuaj dhe janë të sigurtë për konsum./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.