Ushqimet Më Të Mira Dhe Më Të Dëmshme Për Dhjamin Në Pjesën E Barkut

925 0

Akumulimi i tepërt i yndyrës në bark është më i rrezikshëm se dhjami i tepërt rreth ijeve dhe kofshëve.

Dhjami i barkut lidhet me probleme serioze shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabeti i tipit 2.

Gjenet mund të kontribuojnë në mbipeshën tuaj, por zgjedhjet e ushqimeve që konsumoni dhe të stilit të jetesës mund ta përkeqësojnë problemin.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me ushqimet më të mira dhe ato që duhet të shmangni kur bëhet fjalë për reduktimin e dhjamit të tepërt rreth barkut.

Ushqimet që përmbajnë shumë kalori

Ngrënia e ushqimeve me shumë yndyrë nuk është e shëndetshme, por janë kaloritë e tepërta të çdo lloji, janë ato që mund të shtojnë edhe më tepër dhjamin rreth barkut.

Megjithatë, faktorët si gjenetika, regjimi ushqimor, mosha dhe mënyra e jetesës mund të luajnë gjithashtu rol.

Ndryshimi i zakoneve në të ngrënë, mund t’ju ndihmojë të fitoni luftën kundër yndyrësn në zonën e barkut.

Lexoni etiketat e ushqimeve që blini, zvogëloni yndyrnat e këqija, rrisni sasinë e frutave dhe perimeve që konsumoni, kontrolloni dhe zvogëloni racionet e vakteve tuaja.

Kaloritë nga alkooli janë më të këqijat

Alkooli duket se ka një lidhje të veçantë me rritjen e dhjamit rreth barkut.

Studimet tregojnë se alkooli mund t’ju bëjë të ndiheni të uritur duke ndikuar tek hormonet që rregullojnë ndjenjën e ngopjes.

Yndyrnat e këqija

Studiuesit kanë zbuluar se yndyrat të cilat krijohen nga vaji pjesërisht i hidrogjenizuar, rrisin sasinë e yndyrës rreth barkut.

Yndyrnat trans mund të gjenden në ushqime të tilla si margarina, brumërat, biskotat dhe ushqimet e skuqura.

Ushqimi i shpejtë

Shumë variante të ushqimit të shpejtë përmmbajnë zakonisht yndyrna dhe kalori të shumta.

Kur këto lloje ushqimi konsumohen shpesh dhe në sasi të mëdha, çojnë në shtimin të peshës dhe një rritje të yndyrës së barkut.

Pijet freskuese të ëmbëlsuara dhe ëmbëlsirat

Sipas dietologëve, pijet e gazuara dhe pijet e tjera të ëmbla me sheqer të shtuar, janë ndër shkaqet kryesore të shtimit në peshë. Pas nuk mbeten as ëmbëlsirat të cilat përmbajnë sasi të larta sheqeri.

Sheqernat e shtuar nënkuptojnë kalori të shtuara, diçka që duhet shmangur nëse po kërkoni të bini nga pesha.

Cilat janë ushqimet më të mira që dhjamin rreth barkut?

Studiuesit mendojnë se substancat në çajin jeshil të njohura si katekina, stimulojnë djegien e kalorive dhe humbjen e yndyrës së barkut.

Gjithashtu një regjim ushqimor i pasur me fibra ka treguar se ndihmon në rënien nga pesha, duke frenuar më së miri ndjenjën e urisë.

Për të reduktuar masën e belit tuaj, shtoni më tepër drithëra të plota në pjatë. Për shembull, ju mund të zgjidhni oriz kaf në vend të orizit të bardhë.

Yndyra e barkut është më e vështirë për t’u humbur sesa dhjami në pjesë të tjera të trupit tuaj.

Mënyra më e mirë për të zvogëluar madhësinë e barkut është përmes ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve të rregullta./AgroWeb.org