Vitamina B-12 Për Humbjen e Peshës – Trendi i Ri i Injeksioneve me Suplemente

671 0

Vitamina B-12 është një vitaminë e kompleksit B e tretshme në ujë. Ajo gjendet natyrshëm në shumë ushqime, si mishi, peshku dhe produktet e qumështit.

Kjo vitaminë shtohet në disa ushqime për t’i shtuar atye më tepër vlera dhe mund ta gjeni edhe si një suplement në farmaci.

Kohët e fundit vitamin b-12 po rekomandohet edhe për uljen e peshës së tepërt përmes injeksioneve të vitaminave.

Mjekët zakonisht japin injeksone të vitaminës B-12 për të ndihmuar në parandalimin ose trajtimin e anemisë dhe mungesës së kësaj vitamine.

Por a është kjo vërtetë e dobishme për humbjen e peshës? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjen më poshtë në artikull.

Sa të dobishme janë injeksionet e vitaminës B-12 për rënien nga pesha?

Disa studiues janë munduar të vërtetojnë se vitamina B-12 mund të rrisë energjinë dhe qëndrueshmërinë gjatë stërvitjes, një mënyrë perfekte për të humbur peshë.

Por nuk ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë.

Nëse nuk keni nivele të ulëta të vitaminës B-12, marrja e saj nuk ka të ngjarë t’ju japë më shumë energji ose të përmirësojë performancën tuaj stërvitore.

Prandaj është mirë që të bisedoni fillimisht me mjekun tuaj nëse kuroheni nga ndonjë sëmundje, për të mësuar mënyrat e duhura se si mund të merrni më tepër vitaminë B-12 nëse keni mungesë të saj.

Nëse po shpresoni të humbni peshë, ajo që ka vërtetë rëndësi është të ndiqni një mënyrë jetese e shëndetshme.

Shijoni ushqimet e shëndetshme në racionet e duhura dhe bëni aktivitet fizik çdo ditë. /AgroWeb.org