Receta Speciale e Puresë Së Ftohtë

484 0

Perfekte si meze e shoqëruar me bukë të thekur ose pite, por mund edhe të shërbehet me perime apo mish të pjekur, duke u kthyer në një vakt perfekt.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën fantstike të puresë së ftohtë me patate dhe hudhër.

Përbërësit

Rreth 1 kg patate të qëruara dhe të prera në kubikë

Kripë për shije

85g bajame

4 deri në 6 thelpinj hudhër të mesme

90 ml lëng limoni të freskët

180 ml vaj ulliri ekstra i virgjër

Majdanoz i grirë për zbukurim

Pite ose bukë e thekur për servirje

Përgatitja

Fillimisht ngrohni furrën në 180°C. Më pas vendosini patatet e prera në kubikë në një kullesë dhe shpëlajini me ujë të ftohtë.

Hidhini në një tenxhere të madhe dhe mbulojini me ujë të ftohtë dhe shtoni 1/2 lugë gjelle kripë.

Vendoseni ujin të vlojë në nxehtësi të lartë, më pas zvogëloni nxehtësinë në mesatare, të ulët dhe ziejini derisa të shpohen me lehtësi. Mund t’ju duhen nga 10 deri në 15 minuta.

Kullojini patatet dhe më pas shpëlajini me ujë të rrjedhshëm për 30 sekonda.

Ndërkohë, në një mikser bashkoni bajamet, hudhrën, 2 lugë gjelle (30 ml) ujë të ftohtë dhe lëngun e limonit.

Përpunojini derisa hudhra dhe bajamet të bëhen kremoze dhe më pas shtoni kripë sipas shijes tuaj.

Përhapeni kremin në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe vendosini në furrë derisa mpikset, rreth 6 minuta.

Pas kësaj, me anë të një piruni filloni të shtypni patatet për të formuar purenë.

Shtoni aty edhe masën me hudha që përgatitët dhe përziejini derisa përbërësit të bashkohen mirë me njëri tjetrin dhe masa të jetë sa më kremoze.

Mund të shtoni nga pak ujë të ftohtë nëse pureja nuk zbutet mjaftueshëm.

Spërkateni me kripë dhe në fund shtoni majdanoz.

Ju mund ta shërbeni menjëherë me pite apo bukë të ngrohtë, por ju rekomandojmë ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni të ftohtë.