Si Të Përgatisni Salcën Më Të Mirë Për Sallatën Në Shtëpi

525 0

Përzierja e erëzave dhe vajit që shërben si një salcë e cila mbështjell sallatën është një element shumë i rëndësishëm që i jep sallatës një shije të përsosur.

Kjo përzierje mund të përdoret edhe për të marinuar mishin apo për t’i dhënë shije perimeve të ndryshme, veçanërisht patateve të pjekura.

E bërë me përbërës naytralë dhe të thjeshtë, kjo recetë nuk do t’ju marrë kumë kohë dhe do t’ju falë krahas shijes edhe plot vlera ushqyese.

Përzierja kërkon erëza të ndryshme që mund t’i përgatisni dhe t’i ruani në një enë të mbyllur mirë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përbërësit dhe hapat për përgatitjen e kësaj recete të thjeshtë.

Përbërësit

1 e 1/2 lugë gjelle hudhër në formë pluhuri (mund ta zëvendësoni në sallatë me hudhër natyrale)

1 e 1/2 lugë gjelle pluhur qepe pluhuri (mund ta zëvendësoni në sallatë me qepë natyrale)

1 1/2 lugë gjelle sheqer pluhur

1 lugë gjelle rigon i tharë

1/2 lugë gjelle piper i zi

1/8 lugë gjelle trumzë e tharë

1/2 lugë gjelle borzilok i tharë

1 1/2 lugë gjelle majdanoz i tharë

1/8 lugë gjelle selino e thatë (sipas dëshirës)

1/2 lugë gjelle kripë

1/2 filxhan vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull e bardhë

1 lugë gjelle ujë

Përgatitja

Kombinoni përbërësit e erëzave në një tas të vogël dhe ruajini në një enë të mbyllur mirë.

Për të përgatitur salcën bashkoni të gjithë përbërësit dhe përziejini derisa të të bashkohen.

Shërbejeni menjëherë ose ruajeni në frigorifer deri në 1 javë. /AgroWeb.org